Që nga koha e Perandorisë Osmane, macet janë shumë të dashura në Turqi. Si të thuash, aty ato kanë parajsën e tyre, në çdo cep jete.
Së fundi, punonjësit e Bashkisë Esenkoy, në krahinën Yalova të Turqisë, shkuan dhe më tej dhe hapën dyert e institucionit për macet. Kështu, ato mund t’i hasësh me nëpunësit duke ndarë zyrat, tavolinat e madje dhe kolltuqet.
Anëtarët e komunës përkujdesen për macet për pothuajse dy vjet dhe iu kushtojnë vëmendje të veçantë që të mos zgjoheni kur flenë.
Numri i maceve brenda godinës së komunës shkon deri në 20.
Cigdem Ucar, drejtore e një prej departamenteve në komunë, tha se është një ndjenjë e këndshme që të ndajë hapësirën me macet.
Ajo shtoi se macet së bashku me nëpunësit largohen nga ndërtesa dhe kthehen me ata në mëngjes ku ushqehen, lëvizin lirshëm dhe flenë shumë.
Ajo shtoi se “kryebashkiaku i komunës” ishin macet.
Ndërsa kryetari real, Ozer Kaptan tha se ishte i lumtur që macet ishin atje.
“Punonjësit i duan me të vërtetë, ne jemi së bashku. Ne duhet të përkujdesemi për to kudo, t’i mbrojmë dhe t’i ushqejmë, siç po bëjmë dhe këtu”, tha ai.
Ai gjithashtu kujtoi balancën midis njerëzve, kafshëve e bimëve dhe ndërvarësinë mes tyre.
Vec macave, Kaptan tha se po përpiqej që të bënte azil për qentë. /tesheshi.com/