Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se një karantinim i ri katër-ditor do të jetë në fuqi në të gjithë vendin gjatë Fiter Bajramit për shkak të pandemisë së virusit koronar.
Pas seancës së qeverisë, Erdogan tha se shpresonte që kufizime të rrepta nuk do të ishin më të nevojshme pas këtij izolimi, nga 23 deri në 26 maj.
Në vend të një ndalimi të plotë të lëvizjes, Turqia zgjodhi një shtetrrethimi gjatë fundjavave dhe festave, nga frika e pasojave negative për ekonominë.
Më parë, edhe Arabia Saudite njoftoi se po prezantonte një ndalim pesë-ditor të lëvizjes gjatë festimit të Fiter Bajramit. /tesheshi.com/