Festimet tradicionale të 1 Majit u kthyen në tragjedi në rajonin Sanliurfa të Turqisë, pasi rrokullisja e një minibusi shkaktoi humbje jete dhe 12 të lënduar.
Aksidenti ndodhi në austradën që lidhë Sanlurfan dhe Birecikun, dhe shkaku thuhet të jetë shpërthimi i një gome.
Autobusi po transportonte punëtorë që ishin rrugës për në shtëpi. Pasagjerët e minibusit ishin në fakt punonjës të një spitali shtetëror të qytetit Kahramanmarash.
Pak para aksidentit ishin organizuar festime të shumta që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e që përkojnë edhe me themelimin e organizatave tregtare të ndryshme në Turqi.
Megjithatë, festimet u ndërprenë menjëherë pas aksidentit, dhe autoritetet e mbledhura në pikat e festës u nisën në drejtim të spitaleve ku ndodhen të lënduarit. /tesheshi.com/