Kur Orkestra e Vjenës interpretoi në Festivalin e 31-të Ndërkombëtar të Izmirit në Turqi, ndodhi diçka që askush nuk e priste.
Një qen u shfaq në skenë duke u afruar “vjedhurazi” orkestrës teksa kjo e fundit po luante.
Qeni u afrua te një violinist dhe vendosi të pushojë pranë tij.
Publiku përshëndeti këtë skenë simpatike dhe të papritur me duartrokitje. /tesheshi.com/