Pasi Ministria e Arsimit në Turqi miratoi kurrikulën për gjuhën shqipe dhe boshnjake, e cila është përfshirë në planprogramin e shkollave fillore në vend, një numër i madh nxënësish në Izmir treguan interes për të mësuar këto gjuhë.
Gjuha shqipe në shkollat turke nga viti shkollor 2017/2018, mësohet nga klasa e pestë deri në klasën e tetë si lëndë me zgjedhje.
Në një vend të vogël, Halilbeyli, jo larg Izmirit, jeton një pjesë e popullatës me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova. Në përpjekje për të folur gjuhën e të parëve brenda familjes, të moshuarit në Halilbeylib kanë ruajtur gjuhën shqipe, kurse pasardhësit e tyre të cilët kanë më pak njohuri, tani kanë mundësi ta mësojnë atë në shkollë.
Drejtori i shkollës Emre Uygur, tha se nxënësit, kur është fjala për mësimin e gjuhës shqipe, kanë një avantazh pasi mësuesit e tyre janë nga familjet që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.
Ai thekson se rezultatet pozitive të programit tashmë të dukshme.
Hidayet Durmelik është një nxënëse e klasës së tetë në këtë shkollë, e cila zgjodhi gjuhën shqipe si subjekt zgjedhor.
Megjithëse nuk flet gjuhën shqipe rrjedhshëm, ajo thotë se do ta bëjë këtë shumë shpejt. Gjithashtu thotë se prindërit dhe gjyshërit e saj flasin mirë gjuhën shqipe, dhe ajo dëshiron që ta mësojë atë në mënyrë që të mos ketë probleme komunikimi me familjarët e saj kur të shkojë për vizitë në Shqipëri dhe Kosovë”. /tesheshi.com/
Për më tepër ndiqni videon në vijim: