Policia turke ka arrestuar së fundi 11 punonjës të një organizate joqeveritare të themeluar për të ndihmuar studentët, që dyshohet të jetë pjesë e grupimit të Fetullah Gylenit.
Siç bën të ditur televizioni publik turk TRT, të dyshuarit kanë pasur nën kontroll studentë nga universitetet private, kolegjet dhe shkollat e larta dhe që u kanë shërbyer atyre pasi më herët i kanë stërvitur për lëndët e provimeve shtetërore duke i sistemuar në polici, ushtri dhe institucione të tjera të shtetit.
Policia e Bursës zbatoi aksionin e arrestimeve në zyrat e OJQ-së dhe shtëpitë private, pasi në periudhën e fundit katër mujore kishte kryer hetime intensive.
Hetimet për të ashtëquajturin “shteti paralel”, pra grupimin gylenist në shtet, të nisura në vitin 2014-të, kanë rezultuar me qindra shërbyes civilë të arrestuar, përfshirë policë dhe prokurorë publikë. /tesheshi.com/