Të paktën 6 persona kanë ngelur të plagosur mëngjesin e sotshëm në një provincë në kufirin turk në Kilis, si pasojë e 3 minave që erdhën nga zona veriore e Sirisë, e cila është nën kontrollin e ISIS.
Lajmi është pohuar nga qeverisëseëi vendor, Suleyman Tapsiz, sipas së cilit 3 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dje 5 raketa katjusha, të nisura nga Siria, kanë arritur në të njëjtën zonë, duke plagosur 12 persona. Ushtria e Ankarasë është përgjigjur me zjarr, sipas rregullave, e siç veprohet zakonisht në të tilla raste sulmesh. /tesheshi.com/