Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turizmi i bardhë në Turqi: udhëtimi me Orient Ekspres, trenin që shpëtoi nga falimentimi prej rrjeteve sociale

by te Sheshi
29/10/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Turizmi i bardhë në Turqi: udhëtimi me Orient Ekspres, trenin që shpëtoi nga falimentimi prej rrjeteve sociale

Nga Nada Dosti

A e keni lexuar librin “Vrasje në Orient-Express” nga Agatha Christie, një ndër kryeveprat e letërsisë krim? Po filmin e 2017-tës me Kenneth Branagh, Johnny Depp, Michelle Pfeiffer dhe shumë aktorë të tjerë të njohur, e keni parë? Nëse ende nuk keni “lundruar” në imagjinatën marramendës që të dhuron libri dhe filmi, atëherë përfitoni nga eksperienca e mrekullueshme, 3 në 1 e të “lundruarit” me trenin Orient Express (në original “Doğu Ekspresi/East Express”). Që ta qartësojmë që në fillim, treni për të cilin flitet në librin e Christie ka qenë treni Simplon-Orient-Express dhe ka reshtur së transportuari pasagjerë dhe mallra që në vitin 2009. Ka pasur dhe linja të tjerë trenash të quajtura po ashtu, pra Orient Express, që kanë lidhur Lindjen e Mesme, përmes Stambollit, me Perëndimin deri në Francë, por në fakt nuk ekziston treni i vërtetë apo origjinali i Orient Ekspresit sepse kur flasim për linja, flasim për një koncept abstrakt.

Dhe treni ynë në këtë shkrim ka për qëllim të lidhë kryeqytetin me kufijtë lindorë të shtetit. Bëhet fjalë pra për udhëtimin magjik drejt versionit turk të Siberisë, Ankara- Kars (me stacione në Kırıkkale – Kayseri – Sivas -Erzincan – Erzurum). Stacioni i Karsit, një ndërtesë e vjetër model rus, është dhe stacioni i fundit, pra destinacion i cili kufizohet me dy shtete njëkohësisht, Gjeorgjinë dhe Armeninë. Udhëtimi zgjat gati 62 orë (24 orë vajtja-24 orë kthimi dhe 14 orë qëndrim në qytet) dhe nuk kushton shtrenjtë: nga 10 euro deri në 25 në varësi të vendit që zgjedhim për të kaluar udhëtimin. Kështu, ekzistojnë tre lloj mënyrash për të udhëtuar: në sediljet normale të një vagoni të hapur, dhoma katërshe dhe dhoma dyshe, të pajisura gjithashtu me jastëk dhe batanie. Para disa kohësh linja planifikonte të ndërpriste transportin e pasagjerëve për shkak se nuk kishte shumë kërkesa, por kohët e fundit, falë boom-it në rrjetet sociale që i kanë siguruar reklamë falas, ndoshta dhe me një dorë të dhënë nga vetë filmi që u shfaq në kinema në vitin 2017, ky lloj turizmi u ringjall përsëri. Ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh vende bosh pasi biletat prenotohen me javë e muaj përpara. Disa kanë gjetur dhe mënyrë për të bërë biznes duke shitur biletën e tyre me çmime të çmenduara.

Hotelet në Kars “ankohen” se nuk kanë dhoma bosh për gjatë gjithë sezonit të dimrit. Sipas statistikave nga Hekurudha Kombëtare Turke, mosha mesatare e pasagjerëve ka qenë gjithmonë tek të 50-tave, ndërsa vitet e fundit e mbizotërojnë të rinjtë, shumica prej tyre studentë, turistë dhe instagramsa (ose të treja bashkë).

Gjatë udhëtimit mund të shijohen pamje fantastike nga dritarja e trenit duke nisur me fusha ngjyrë të errëta dhe male pa dëborë të Anadollit Qendror, Mali Demirdağ (I hekurt), Yeşil Irmak (Iris- ose lumi i gjelbërt) dhe hapni sytë mirë: Lumi Eufrat. Me t’u afruar Erzurumit fillojnë të shtrohen tapetët e bardhë derisa zhytesh totalisht në një të bardhë të ftohtë, aq të ftohtë sa të kall krejt. Kështu fillon e zhytesh në duna sheqeri dhe noton në re borë të bardha. Syri nuk dallon ngjyrë tjetër përpos të bardhës dehëse.

Vendsasit thonë se më përpara ka qenë zakon që udhëtarët të hidhnin dhurata (ëmbëlsira, gjëra kinkalerie si fletë me ngjyra, kartolina, lapsa, plastelinë, apo suvenire e çfarëdo lloj gjëje tjetër që mund të gjendej nëpër xhepat apo çantat e udhëtarëve) fëmijëve të cilët luanin nëpër stacione apo pranë shinave të trenit. Kjo lloj tradite ka humbur tashmë por megjithatë ende mund të hasen fëmijë gjatë kalimit nëpër periferitë e qyteteve të cilët përshëndesin me dorë kalimtarët.

Por udhëtimi nuk mbaron me kaq. Me të ndaluar në qytetin Kars, para se të rikthehesh në Ankara mund të kalosh 14 orët më fantastike që një turizëm i bardhë mund të dhurojë. Harroje skijimin, ngjitjen maleve apo udhëtimet me teleferik. Këtu ka vetëm gjëra të lehta për njerëz përtacë: të ecësh mbi ujë. Po, po! Bëhet fjalë për liqenin Çıldır Gölü (Liqeni i çmendur)  i cili është i ngrirë dhe ku mund të “zhytesh” duke bërë foto prej filmi fantastiko – shkencorë. Nëse keni fatin e mirë të keni komshinjë dhome këngëtarë, profesionist ose amatorë, serenatat, ninullat, himnet dhe këngët popullore, shoqëruar me dritëza shumë ngjyrëshe (sa për sfond romantik), do t’i shtojnë një kujtim të bukur netëve kaluar mbi tren. Ndaj, vishuni trashë, syze dielli, çantën e shpinës dhe…nuk ka nevojë të lidhni rripin e sigurimit! Mjafton të prenotoni biletën tuaj dhe nëse keni fat mund edhe të gjeni ndonjë vend bosh! /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Vrasja e Kacifasit, OMONIA i del krah të ndjerit: policia injoroi rregulloren

Vrasja e Kacifasit, OMONIA i del krah të ndjerit: policia injoroi rregulloren

Rishfaqet Tahiri: më prisni pas pak ditësh me një provë

Rishfaqet Tahiri: më prisni pas pak ditësh me një provë

Vuçiç qahet te Kukan: ushtria e Kosovës, destabilitet në rajon

Vuçiç qahet te Kukan: ushtria e Kosovës, destabilitet në rajon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni