Një turiste çeke humbi jetën sot teksa po lahej në bregdetin shqiptar. Burime nga policia bënë të ditur se 74 vjeçarja R.M, banuese në Çeki, po lahej në detin e Radhimës në Vlorë, ku humbi ndjenjat.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, turistja nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia thotë se “grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes”. /tesheshi.com/