Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Turistë shkoni në shtëpi”: numrat rekord të vizitorëve të huaj nxisin protesta në Spanjë

by te Sheshi
31/05/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
“Turistë shkoni në shtëpi”: numrat rekord të vizitorëve të huaj nxisin protesta në Spanjë

People walk past a graffiti in Palma de Mallorca, in the Spanish island of Mallorca, May 23, 2016. REUTERS/Enrique Calvo

Mbi muret e shtëpive të mëdha e të vjetra të portit balerik që tërheq me miliona vizitorë të huaj për çdo vit, ka nisur të lulëzojë një lloj i ri vizatimi mural. Grafitit që duket se po shfaqen së fundmi, ditë pas dite thonë “Turistë, kthehuni në shtëpi!”.

Edhe pse ende një protestë minore, ajo vë në dukje tensionet në Palma de Mallorca dhe në Spanjë, në përgjithësi, për shkak të numrit në rritje të vizitorëve që janë duke i dhënë shtysë ekonomisë por nga ana tjetër, edhe stresojnë jetën e banorëve vendas duke vënë në provë shërbimet që nga transporti e deri tek uji i pijshëm.

Me turizmin që llogaritet në 12 për qind të të ardhurave ekonomike dhe 16 për qind të vendeve të punës, Spanja nuk mund ta përballojë kollaj këtë protestë.

Prej kohësh një destinacion popullor turistik për shkak të plazheve të saj, këtë vit, Spanja ka tërhequr numër rekord vizitorësh që kanë devijuar planet e tyre nga vende ku siguria mbetet shqetësuese, si në Tunizi, Egjipt apo Turqi.

Rritja e turizmit ka ndihmuar ekonominë të rimëkëmbet nga recesioni dhe të pluskojë mbi krizën e vendeve të punës. Por, për shumë spanjollë, rritja e turizmit ka një pikë të errët.

“Ata dëshirojnë të na shndërrojnë në një park tematik, një vend ku mbyll dyert gjatë natës për shkak se askush nuk jeton aty”, thotë Luis Clar, i cili drejton një shoqatë në lagjen La Seu në Palma de Mallorca, strehë e monumenteve kryesore.

Këtu këshilli i qytetit së fundmi ndaloi parkimin në afërsi të katedrales së gurtë, pasi mjetet prishnin pamjen panoramike nga deti.

Por humbja e asaj hapësire parkimi ka detyruar shumë familje që jetojnë në rrugicat e ngushta të zonës, të parkojnë shumë më larg, në fushë, apo të harxhojnë orë duke u sorrollatur për të gjetur vend. Pjesa më e madhe e rrugëve është e ngushtë dhe shpesh e mbushur plot me vizitorë që shohin qytetin. Një çift, sipas Clar, si rezultat i këtyre problmeve u largua nga zona.

Në bregun balerik të Spanjës, gati një e treta e punësimit varet nga sektori i turizmit. Një gjë e tillë do të thotë se bëhet fjalë për gjysmën e prodhimit ekonomik, më shumë sesa në çdo rajon tjetër. Ekonomia lokale sapo është rimëkëmbur sipër nivelit të para krizës pas një spiraleje pesëvjeçare.

Megjithatë, pakënaqësia ndaj boom-it turistik po përhapet mes popullsisë.

Në ishullin ku ka shpesh thatësirë, rezervat e ujit po zvogëlohen dhe në Menorkën rurale po rritet frika se vendet me bukuri natyrore të paprekura po prishen.

Gushtin e kaluar, në një ditë, popullsia përgjate bregut balarik gati u dyfishua, duke arritur një shifër rekord prej 2 milionë personash.

Të dhënat e fundit nga muaji mars tregojnë se vizitorët në arkipelag u rritën me gati 50 për qind nga viti 2015, vetëm në një muaj, shifra të fryra sidomos nga dyndja e britanikëve. Paketat e pushimeve all-inclusive për muajt e kulmit të verës po mbarohen.

Në Palma, banorët e dinë mirë se në ditë të caktuara duhet ta shmangin qendrën e qytetit, sidomos kur mbërrijnë anijet e mëdha turistike që sjellin me mijëra vizitorë në port. Disa prej tyre kanë frikë se lagje të tëra të qytetit do të shndërrohen në lagje të dhëna me qira.

Shqetësime të tilla sollën protesta revolte në Barcelonë dy vjet më parë, ku banorët e vijës së parë përballë detit marshuan kundër shtimit të të dehurve dhe pushuesve trazovaçë. Një gjë e tillë rastisi të përputhej me lulëzimin e tregtisë për apartamentet turistike.

Banorët thonë se me turizmin që kanë pasur deri tani, kanë jetuar mirë e nuk dëshirojnë të mbipopullohen, e të kthehen në minoritet në qytetet e tyre. Por grupet e interesit janë shprehur se një kufizim i turizmit do të përkthehej në dëme afatgjata. Të njëjtin mendim ndajnë në përgjithësi ata që jetojnë me turizmin dhe tregtinë me turistët në Mallorca, që nga shoferët e taksive e deri tek shitësit e suvenirëve.

“Sektori i turizmit duhet të jetë i pari që të punojë fort për të mos pasur revoltë nga banorët”, thonë zyrtarët, sipas të cilëve ka shumë njerëz që jetojnë me turizmin dhe që u nevojitet puna më shumë se qetësia.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pastroni gjakun dhe eliminoni helmet nga trupi me këto ushqime

Pastroni gjakun dhe eliminoni helmet nga trupi me këto ushqime

Ahmetaj: Kriza kaloi zyrtarisht, por kemi frikë ende

Ahmetaj: Kriza kaloi zyrtarisht, por kemi frikë ende

A është Maqedonia “eksperiment” i Fuqive të Mëdha, SHBA-BE-Rusi?!

A është Maqedonia “eksperiment” i Fuqive të Mëdha, SHBA-BE-Rusi?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni