Është shoqëruar me incidente dita e Ujit të Bekuar në Shkup, një festë kjo e të krishterëve ortodoksë, ku besimtarët rendin të kapin kryqin e lëshuar nga një klerik në ujrat e ndonjë lumi. Në rastin e kryeqytetit maqedon kjo ndodh në Vardar.
Ka qenë një zënkë ndërmjet vetë besimtarëve në gaarë për ta kapin kryqin, ajo që ia ka hequr bekimin e pretenduar kësaj dite.
Është dashur ndërhyrja pjesëtarëve e sigurimit të angazhuar nga kisha ortodokse në Maqedoni që gjakrat të qetësohen, por gjithsesi festa është prishur.
Dhe siç mund të vërehet nga video, protagonist dhe nxitës kryesor i zënkës ka qenë gazetari Aleksandar Spasovski, apo siç ndryshe njihet ”Sarma” i Televizionit kombëtar Sitel. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=qs9zYV8ZEEA&authuser=0