Si në çdo fatkeqësi, ndodh një mrekulli. Ekipi i shpëtimit në Indonezi, shpëtuan një të mitur 5-vjeçar duke e nxjerrë nga rrënojat 12 orë pasi ishte zënë nën to nga tsunami shkatërrues.
Ata dëgjuan të qarat e fëimijës ndërsa kërkonin nën rrënojat dhe arritën ta nxirrnin atë shëndosh e mirë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave ka shkuar në 373, ndërsa 1,459 janë plagosur. Janë shkatërruar gjithashtu 556 shtëpi dhe 9 hotele.
Agjencitë e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës kanë paralajmëruar njerëzit që të mos bëjnë asgjë në plazhe dhe të mos i afrohen bregdetit për disa kohë për shkak të rreziqeve të një tsunami të ri.
Siç thonë ata, paralajmërimi i tsunamit është akoma në fuqi. /tesheshi.com/