Babai sirian që i mbijetoi përmbysjes së anijes që po bënte udhëtimin e dëshpëruar nga Turqia në Greqi, ka marrë trupat e pajetë të familjarëve të tij, bashkëshortes e dy djemve të vegjël e i ka kthyer pas, prej nga ishin nisur për një jetë më të mirë. Trupat e tyre do të varrosen në rajon kurd të Sirisë, në qytetin e lindjes, Kobani.
Imazhi përndjekës i vogëlushit 3-vjeçar të nxjerrë në breg nga valët e detit, Aylan Kurdi, nxiti vëmendjen e botës në krizën e refugjatëve që ka për shkak luftën dhe mundimet e saj mbi popullsinë civile.
Autokolona e makinave funebre kaluan kufirin drejt Kobanit, nga qyteti turk i Surucit.
Deputetë nga Turqia shoqëruan babin fatkeq Abdullah Kurdi drejt Kobanit. Gazeraët dhe dashamirësit që shoqëronin karvanin nuk u lejuan të kalojnë më tutje.
Aylan u mbyt në det së bashku me vëllain 5-vjeçar Galip dhe nënën e tyre, Rehan ndërsa udhëtonin drejt ishullit Kos. /tesheshi.com/