Në një postim të vonë në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë një marrëveshje në Rripin e Gazës, me qëllim kthimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.
“NËNSHKRUANI MARRËVESHJEN NË GAZË. KTHEJINI PENGJET!!!”, shkroi ai, duke i dërguar një mesazh të qartë Benjamin Netanyahut për të vazhduar me përfundimin e armëpushimit, të cilin Trump kishte parashikuar se do të nënshkruhej brenda javës.
Postimi, i cili nuk u shoqërua me shpjegime të mëtejshme, u botua vetëm disa orë pas thirrjes së re publike të Trump-it drejtuar prokurorëve izraelitë për të përfunduar gjyqin kundër Netanyahu-t. Presidenti i SHBA-së pretendoi se udhëheqësi izraelit “tani po negocion një marrëveshje me Hamasin, e cila do të përfshijë kthimin e pengjeve”.
Ndërhyrja e Trump-it vjen në një moment kritik për negociatat, ndërsa Uashingtoni vazhdon të bëjë presion për një armëpushim dhe lirimin e sigurt të civilëve të mbajtur në Gaza.
Megjithatë, krimet gjenocidale të Izraelit në Gaza vazhdojnë pa ndërprerë, ku me dhjetra palestinezë vriten ccdo orë e ditë si të ishin jo qënie njerëzore.
Për këtë aspekt tragjik të luftës, Trump ende nuk thotë asnjë fjalë. /tesheshi.com/