Donald Trump dhe Emanuel Macron kanë vendosur që të ndërmarrin masa të përbashkëta pas helmimit të spiunit Sergej Skripal në Britaninë e Madhe.
Gjatë një bisede telefonike mes tyre, Trump dhe Macron e kanë konsideruar incidentin si një helmim ndaj një qytetari të Britanisë së Madhe, pasi Skripal kishte marrë nënshtetësinë prej vitesh.
Siç bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, presidentët e SHBA-së dhe Francës e kanë konsideruar helmimin e Skripal si “përdorim të armëve kimike nga ana e Rusisë kundër Mbretërisë së Bashkuar.” /tesheshi.com/