Presidenti amerikan Donald Trump bëri me dije se ka mundësi që të takohet me homologun iranian Hassan Rouhani dhe se nuk e ka aspak problem një takim të tillë.
Mund të ndodhë, mundet. Nuk e kam fare problem,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka përshpejtuar sanksionet kundër Iranit qysh kur vendi u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 ku shteti aziatik premtonte stopimin e zhvillimit të armëve bërthamore.
Por një qëndrim të ngjashëm nuk e ka edhe Rouhani. Ai tha se refuzon të bisedojë me liderin amerikan derisa Uashingtoni të heq sanksionet e imponuara ndaj Teheranit.
Megjithatë, sipas Trump por edhe analistëve të politikave botërore, Irani nuk është në pozitën më të mirë për të vendosur momentalisht. /tesheshi.com/