Presidenti Trump ka deklaruar se trupat amerikane shumë shpejt do ta lënë Sirinë.
Duke folur në aktivitet në Ohajo, Trump tha: “Ne do të ikim nga Siria shumë shpejt. Le të kujdesen për të tani njerëzit e tjerë”.
Por më shumë se kaq, Trump shfaqi kritikat e tij mbi politikat e deritanishme të SHBA në Lindjen e Mesme, parë në këndvështrimin ushtarak.
“Kemi shpenzuar 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesm. Dhe çfarë kemi përfituar? Asgjë!”, tha Trump. /tesheshi.com/