Presidenti Donald Trump ka propozuar ndërtimin e një muri në Sahara për të adresuar krizën evropiane të refugjatëve, tha ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borell.
Kur diplomatët spanjollë kanë shprehur dyshime, duke thënë se Saharaja është më shumë se 4,800 kilometra, Trump ka thënë: “Kufiri në Sahara nuk mund të jetë më shumë se kufiri ynë me Meksikën.”
Gjatë fushatës, mbështetësit Trump u entuziazmuan nga premtimi i tij për të paguar ndërtimin e murit të gjatë 3,200 kilometra në kufi me Meksikën, që sipas tij do të parandalonte ardhjen e emigrantëve të paligjshëm dhe kontrabandën e drogës
Një plan i ngjashëm në Sahara do të jetë i komplikuar, siç citohet nga media, për shkak se Spanja mban vetëm dy enklava të vogla në Afrikën e Veriut – Ceuta dhe Melilla, dhe një mur i tillë duhet të ndërtohet në tokën e huaj.
Ministri i Jashtëm spanjoll zbuloi detaje të bisedës me Trump në Madrid këtë javë, dhe për këtë temë mediat spanjolle kanë raportuar gjerësisht.
“Ne mund të konfirmojmë atë që tha ministri, por ne nuk do të komentojë më tej deklaratat e ministrit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme për The Guardian. /tesheshi.com/