I pari i SHBA-ve, Donald Trump si shpeshherë ka përdorur rrjetin social Twitter për të shprehur qëndrimet. Kësaj here ai e pati me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan.
“Sipas të gjitha gjasave, Sadiq Khan ka bërë një punë katastrofike si kryebashiak i Londrës dhe ka qenë çmendurisht “i lig” lidhur me vizitën e presidentit të SHBA-ve, që deri tani ka qenë aleati kryesor i Britanisë së Madhe. Ai është një humbës gjakftohtë i cili më mirë do të ishte të fokusohej në krimin në Londër, sesa në mua…”
Ndërsa Khan kritikoi dje qeverinë britanike për pritjen që po i bën Trump, duke shtuar se është e gabueshme që atij t’i shtrohet tapeti i kuq. Një gjuhë e tillë e komunikimit nuk është e panjohur për Trump, i cili nuk kursen bindjet e tij anti-emigrante edhe nëse ato thyejnë parimet e nikoqirëve, si në rastin Britanik. Ndërsa Londra është i njohur si metropol me kulturë diverse, zgjedhja e Khan me prejardhje emigrante dhe besim islam nuk i takon rastësisë.
Kujtojmë se kreu i SHBA-ve dhe zonja e tij Melania Trump po qëndrojnë për një vizitë shtetërore në Britani të Madhe. /tesheshi.com/