Presidenti Trump realizoi një vizitë të paparalajmëruar te trupat amerikane në Irak, e para kjo prej tij në një zonë të paqëndrueshme.
E shoqëronte në këtë vizitë dhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Në fluturimin drejt Bagdatit, la në Uashington një situatë të pashpjegueshme me një bllokadë të pjesshme të institucioneve federale.
“Presidenti Trump dhe Zonja e Parë shkuan në Irak për të vizituar trupat tona dhe t’u urojë atyre Krishtlindje të lumtur”, shkroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një mesazh në Twitter.
Kjo vizitë e Trump në Irak pason njoftimin e tij për të tërhequr forcat amerikane nga Siria fqinje.
Ndërkohë, ai u tha gazetarëve se nuk planifikonte ta bënte të njëjtën gjë me trupat në Irak. /tesheshi.com/