Në shtetin Ajova në SHBA janë zhvilluar votimet e para për kandidatët presidencialë. Te republikanët i pari ka dalë ligjvënësi konservator nga Teksasi, Ted Cruz, i cili kryeson me 28 për qind të votave.
Ndryshe nga sa pritej, Donald Trump, që ishte i pari në anketimet paraprake, është lënë në vend të dytë, me 24 për qind të votave.
I treti në renditjen e kandidatëve republikanë doli senatori Marco Rubio, që mblodhi 23 për qind të votave.
Më e ekuilibruar është paraqitur gara te demokratët, ku Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, senatori i Vermontit, janë në pozita thuajse të barabarta, me 49.9 për qind të votave për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, e 49.6 për qind për senatorin.
Ish-guvernatori i Merilandit, Martin O’Malley, u detyrua të pezullojë fushatën e tij pas rezultatit të dobët në këto votime.
Ky ishte votimi i parë për kandidatët presidencialë në SHBA pas një fushate të ethshme vitin e shkuar, ndërsa ai i radhës do të jetë më 9 shkurt. /tesheshi.com/