Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, është bërë figura më e fundit e profilit të lartë që e ka lënë administratën e Donald Trump.
Presidenti amerikan shkroi në Twitter se z.Coats do të japë dorëheqjen në mes të gushtit dhe se ai do të emërojë kongresmenin nga Texas, John Ratcliffe për ta zëvendësuar atë.
Ai tha se z. Ratcliffe do të udhëheqë dhe do të “frymëzojë madhështinë për vendin” që ai e do. Coats dhe Trump shpesh kanë hasur në kundërshtime lidhur me Rusinë dhe Korenë e Veriut.
Si drejtor i inteligjencës kombëtare, Coats mbajti rolin duke mbikëqyrur të gjitha 17 agjencitë e inteligjencës amerikane, përfshirë CIA-n dhe NSA-në. /tesheshi.com/