Presidenti amerikan Donald Trump ka falur një ish-ushtar amerikan të dënuar për vrasjen e një të burgosuri irakian. Ai u dënua me 25 vite burg pas një gjykimi të bujshëm që u mbajt në vitin 2009.
Të hënën, sekretarja e shtypit Sarah Sanders zbuloi se Trump nënshkroi një grant ekzekutiv faljeje për Michael Behenna, tani 35-vjeçar.
Në vitin 2009, Behenna fillimisht u dënua me 25 vite burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e një të burgosuri që sipas forcave amerikane dyshohej të kishte lidhje me një organizarë terroriste në Irak.
Megjithatë, pasi kaloi pesë vite prapa hekurave, dënimi i tij u zvogëlua në 15 vjet, dhe më pas iu dha liri me kusht. Ai ishte planifikuar të qëndronte në kushtet e këtij lirimi deri në 2024-tën, ndërsa me nënshkrimin e faljes, ai mbetet i lirë. /tesheshi.com/