Presidenti amerikan Trump tha se ishte gati të takohej me udhëheqësit e Iranit pa asnjë parakusht për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve pasi SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin në 2015.
“Nëse ata duan të takohen, do të takohemi”, tha Trump, raporton Reuters.
I pyetur nëse do të takohej me presidentin iranian Hassan Rouhani, Trump u përgjigj se do të takohej me këdo, duke besuar në takime – “sidomos kur lufta ishte në diskutim”.
“Unë patjetër do të takohem me ta në qoftë se ata duan të takohen”, përfundoi Trump.
Më 8 maj të këtij viti Trump morri vendimin për tërheqje nga një marrëveshje bërthamore e arritur që në vitin 2015 mes gjashtë fuqitë kryesore me Iranin – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.
Kjo marrëveshje kufizoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Përveç tërheqjes nga marrëveshja, Trump gjithashtu njoftoi ri-vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. /tesheshi.com/