Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po dërgon një kërkesë prej 2.5 miliardë dollarësh në Kongres për të luftuar koronavirusin, ka raportuar Shtëpia e Bardhë.
Eshtë njoftuar se më shumë se 1 miliard dollarë do të shkonin drejt zhvillimit të vaksinës.
“Ne po dërgojmë një plan financimi shtesë prej 2.5 miliardë dollarë në Kongres për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave, mbështetjen e gatishmërisë dhe përgjigjen dhe për të siguruar pajisje dhe furnizime shumë të nevojshme,” u tha nga Shtëpia e Bardhë. /tesheshi/com/