Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Trump”-ët e politikës shqiptare: po sikur dhe këta të kishin të njëjtin fat?

by te Sheshi
12/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Trump”-ët e politikës shqiptare: po sikur dhe këta të kishin të njëjtin fat?

Ata njihen si parelinj në gjuhën e popullit, e biznesmenë në gjuhën e sistemit. Por ambiciet, të diktuara dhe nga paraja, i kanë çuar t’i futen edhe politikës. Dhe tashmë që një sishok i tyre në Amerikë u bë President, pasunari i madh Donald Trump, dhe paçka gjuhës së tij çapraze e ca sjelljeve aspak të fisme, edhe ata me gjasë e kanë ëndërruar veten një ditë në krye të vendit. Njëri prej tyre në fakt e preku para pak vitesh, Behgjet Pacolli, ku për afro një muaj u bë president i Kosovës, post i humbur më pas për arsye kushtetuese, duke ia lënë poltronin e lartë të kreut të shtetit një policeje gjysëmanonime.

E megjithatë, Behgjet Pacolli, një ndër njerëzit më të pasur të botës shqiptare është aty, në politikë, edhe pse pa ndonjë pushtet a pozitë, dhe padyshim që vijon ta ushqejë ëndrrën e tij për t’u ngjitur në majën e shtetit. Ajo që e dallon si pasunar është gjithsesi një personalitet i pranueshëm. Nuk dallohet për ndonjë formim të lartë intelektual, as për botëkuptime grishëse, por ruan staturën e një njeriu serioz të cilit nuk ka pse t’i kihet frikë për mufkat që mund të lëshojë apo veprimet prej një deliranti. Ka një lloj burrnie që paraja nuk ia ka cënuar.

Dhe duke qëndruar sërish në Kosovë, është Ramiz Kelmendi, një tjetër zengjin, i krijuar i tillë gjatë pasluftës. Iu fut politikës, por humbi shumë prej personalitetit të një njeriu serioz duke bërë zigzake nëpër parti të ndryshme, derisa i zunë këmbët vend në LDK-në e Isës, e cila e ka shpërblyer në fund me një post të lartë, atë të zv/kryeministrit të Kosovës. Nëse nuk do ishte biznesmen, dhe pa dyshim pra njeri me pasuri të madhe, vështirë se do kishte diçka tjetër për të qenë imponues dhe aq më tepër në politikë. Por posti i numrit 2 në qeverinë e Kosovës, i arritur me aq lehtësi e sportivitet politik, duhet ta ketë bërë xheloz ndaj Trump-it dhe padyshim ëndërrues, për ta patur dhe ai një fat të ngjashëm në vendin e tij.

Dhe tani vijmë në Shqipëri. Koço Kokëdhima – ky është njeriu që prej vitesh duhet të jetë frymëzuar nga modeli “Trump” në biznes, media, e së fundi në politikë. “Si të bëhesh milioner”, emisioni i dikurshëm radiofonik prej tij, duhet të ketë qenë patjetër i huazuar nga Trump, si dhe të tjera detaje të karrierës së këtij të fundit. Dhe ndërkohë, të gjithë ata që kanë qenë pranë Kokëdhimës e dijnë se synimi i tij për të qenë një pushtetar i lartë i këtij vendi, deri dhe kryeministër, është një ëndërr e kahershme e tij. E sot kur ka një rënie pendësh në politikë pas një trevjeçari shpërthyes, që pas heqjes së mandatit të deputetit nga Kushtetuesja, zgjedhja e Trump-it president do e ketë dëshpëruar disi, por dhe do ia ketë shtuar ambicien për ta arritur atë që e arriti së fundi “shoku” i tij parasë në Amerikë.

Por si do e përjetonte opinioni shqiptar Koçon në krye të shtetit? Hëm! Si deputet dhe përcillte trishtim. Ndërsa për më tej…

Emra të tjerë pasunarësh në politikën shqiptare janë dhe Tom Doshi apo Sadri Abazi, ama që nuk kanë asnjë lidhje me performancën publike, jo thjesht të Trump-it, por as të kolegëve të tyre shqiptarë të sipërpërmendur, që gjithsesi e kanë lënë një gjurmë. Nga ajo çfarë ndodhi në Amerikë edhe ata ndoshta janë ngacmuar në sedër, sipas një gjykimi naiv se “Donaldin leku e çoi atje, por lek kam dhe unë”.

E nëse vjen dita që dhe këta të mund të ëndërrojnë diçka më shumë se mandati i një deputeti – që në kushtet shqiptare i ka rënë shumë vlera në emër të vlerave – Koçoja do ishte fisnikëria vetë. /tesheshi.com/       

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Prag-ndeshje në Elbasan: ligjin e bën Mosadi izraelit

Prag-ndeshje në Elbasan: ligjin e bën Mosadi izraelit

Përmbytjet, Basha nga Fushë-Kruja: Ne jemi me banorët, Tur Bushi e ka mendjen tek hashashi, Rama tek pikturat

Përmbytjet, Basha nga Fushë-Kruja: Ne jemi me banorët, Tur Bushi e ka mendjen tek hashashi, Rama tek pikturat

Kosova humbet dhe me Turqinë: 2-0

Kosova humbet dhe me Turqinë: 2-0

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni