Ngadhënjimi ndaj kundërshtarëve në një prej votimeve paraprake më kritike në fushatën kandiduese presidenciale i përvijon Donald Trump-in dhe Hillary Clinton-in si kandidaturat më të mundshme republikane dhe demokrate.
Kur ka mbetur fare pak gjë për t’u numëruar, Trump kryeson te republikanët me mbi 60 për qind të votave, kurse ish-sekretarja amerikane e Shtetit është paksa nën 58 për qind.
Fitorja ka qenë e lehtë për Trump-in, pasi dy kundërshtarët e tij kanë marrë një numër të kufizuar votash. Raportohet se guvernatori i Ohajos, John Kasich, është në kuotën e 25 përqindëve, kurse senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka mundur të mbledhë vetëm 15 për qind të votave.
Te demokratët, Clinton i ka dhënë fund një serie të gjatë fitoresh të njëpasnjëshme të rivalit Bernie Sanders, senator i Vermontit. Tetë sukseset në nëntë votimet paraprake para këtyre të Nju-Jorkut kanë marrë fund për Sanders-in, pasi ai ka siguruar vetëm diku te 42.5 për qind të votave.
Clinton ka zgjedhur të mos jetë sfiduese në fjalën e vet pasuese ndaj rivalit të saj, duke u deklaruar mbështetësve të Sanders-it, “Ka shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë.”
Këto fitore i afrojnë më tepër Trump-in dhe Clinton-in me shpalljen kandidatë presidencialë.
Votimet e ardhshme do të jenë më 26 prill, ku do të votohet në pesë shtete, më i rëndësishmi nga të cilët është Pensilvania. /tesheshi.com/