Darka e bamirësisë së korespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u kthye në një parodi anti-Trump, ku shefja e shtypit e Presidentit të SHBA u vu nën goditje permanente.
Darka-banket është një traditë e shtypit amerikan që zhvillohet prej disa dekadave; gjithmonë merr pjesë presidenti amerikan, por për të dytin vit radhazi Trump nuk shkoi.
Sanders tha se presidenti kishte inkurajuar stafin e tij për të marrë pjesë, dhe ajo tha se ishte “e rëndësishme për ne që të jemi këtu”.
Por pas durimit nga tallja e ashpër nga komedianja Michelle Wolf, ajo dukej sikur është penduar.
Shumë zyrtarë të administratës, duke përfshirë vetë presidentin, u bënë shënjestër të shakave.
Vetë Trump shkroi në Twetter se “banketi ishte shumë i mërzitshëm”. /tesheshi.com/