Për Bajram Currin e marta ishte një ditë e zymtë, ndër më të zymtat në historinë e këtij qyteti.
Me dhjetra banorë, përfshirë dhe nga fshatrat përreth, kryesisht vajza, nxënëse, gra, por edhe prindër, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Elidona Demirajt, vajzës nga fshati Begaj, e cila ditë më parë u masakrua nga bashkëshorti i saj, ngjarje e ndodhur në Angli.
Ata ndezën qirinj dhe vendosën tufa me lule pranë fotografisë së të ndjerës, Elidonës. /tesheshi.com/