Tirana u trondit në mbrëmje nga shpërthimi i një makine në eceje, ku brenda saj ndodheshin dy persona, të dy të plagosur. Njëri prej tyre ka rezultuar të jetë vëllai i Tonin Gjinit, ekzekutuar një vit më parë në qendër të Rrëshenit.
Tonin Gjini, ishte pjesë e grupit të Met Kananit, i cili u kap pak vite më parë si kreu i linjës së trafikut të drogës me Turqinë. Vëllai i tij Preng Gjini, ka mundur të dalë i gjallë nga automjeti i shkatërruar prej shpërthimit.
Ngjarja ndodhi në urën që lidh 21 Dhjetorin me bllokun e Selitës. /tesheshi.com/