Prishtina u trondit mbrëmjen e së mërkurës nga një ngjarje e rëndë, një krim brenda familjes, pasi babai qëlloi të birin duke i marrë jetën. Dhe ata nuk ishin të panjohur.
Bëhet fjalë për Albert Krasniqin, një personazh i jetës kosovare, që pak vite më parë u përplas me këngëtarin nga Tirana Noizi.
I atij, Skënder Krasniqi, pas aktit, ka njoftuar vetë policinë.
“Menjëherë pas marrjes se informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ndodhinë.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti”, konfirmon policia. /tesheshi.com/