Një polic në Lancaster të SHBA përdori një pistoletë elektrike ndaj një afroamerikani, në kushtet kur ky i fundit po i bindej për çdo urdhër dhe pa qenë i armatosur.
Polici erdhi pranë tij kur u lajmërua se dikush po sulmonte dhe kërcënonte njerëzit me një shkop bejsbolli. Ai u përball me Sean Ëilliams, 27 vjeç.
Polici i thotë atij të ulet dhe ai ulet me qetësi duke respektuar urdhrat. Por më pas i riu qëllohet nga pas nga një pistoletë elektrike.
Edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Danene Sorace u trondit kur e pa videon. Ndërkohë, asnjë shkop bejsbolli nuk u gjet në vendin e ngjarjes dhe djaloshi nuk përfundoi në burg. Ndërkohë, akti i policit solli reagimin e ashpër të opinionit. /tesheshi.com/