Një vrimë e madhe me diametër rreth 60 metra u shfaq në fushat e fermerëve në Meksikën qendrore, duke kërcënuar të gëlltiste një shtëpi afër.
Vrima është hapur në Santa Maria Zacatepec, shteti Puebla dhe është rreth 20 metra e thellë, tha guvernatori i shtetit Miguel Barbosa Huerta të hënën në një konferencë shtypi, raporton CNN.
Barbosa tha se familja që jetonte afër vrimës u evakuua. Deri më tani askush nuk u lëndua, por guvernatori paralajmëroi vendasit që të qëndrojnë larg zonës.
“Kur u shfaq vrima, ajo ishte pesë metra në diametër dhe më pas u rrit me shpejtësi për vetëm disa orë,” tha Beatriz Manrique, sekretari i mjedisit.
“Ne mendojmë se mund të jetë një kombinim i dy faktorëve: zbutja e fushës, kultivimi i gjithë zonës, si dhe nxjerrja e ujërave nëntokësore që zbut nëntokën”, tha Manrique.
Sipas autoriteteve, ky hetim mund të zgjasë deri në një muaj. /tesheshi.com/