Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Troket El Clasico: të veçantat e një klasikeje futbolli

by Te Sheshi
23/04/2017
in Sport, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Troket El Clasico: të veçantat e një klasikeje futbolli

Kur bilbili i parë të dëgjohet në 20:45 të kësaj mbrëmjeje në “Santiago Bernabeu”, të tërë ndjekësit e futbollit do t’i kenë sytë në përplasjen klasike mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Sfida mbart peshë për fatin sezonal të La Ligës, por ajo luhet për shumë më tepër se kaq. Është një sfidë e pritur me padurim ngado, jo vetëm në Spanjë.

Është një klasike e vërtetë futbolli!

Rivalët e përjetshëm do të ndeshen përsëri; bëhet fjalë për një histori 115-vjeçare. E përditshmja sportive spanjolle Marca ka zgjedhur dhjetë fakte interesante për t’ia sjellë publikut vetëm pak orë para nisjes së më të fundit El Clasico.

Përballja e parë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës i përket datës 13 maj 1902, një ndeshje për një aktivitet kupe, e fituar 3-1 nga Barcelona. Reali ka fituar të parën klasike të kampionatit, 2-1, më 17 shkurt 1929, me katalanasit që morën hak në ndeshjen e kthimit, duke fituar 1-0.

Messi udhëheq në shënimin e golave, me 21 të tillë në 33 ndeshje, 14 prej të cilëve në La Liga. Argjentinasi ka tani gjashtë ndeshje që nuk shënon ndaj Realit. Alfredo di Stefano ka shënuar 18 gola në El Clasico, dy më shumë se Cristiano Ronaldo.

Manuel Sanchis është lojtari që ka luajtur në më shumë El Clasico. Ish-mbrojtësi i njohur ka qenë i pranishëm në fushë në 43 përballje mes Realit dhe Barcelonës; 29 aktivizime i përkasin kampionatit spanjoll. Mes lojtarëve që kanë luajtur në më shumë klasike e që janë ende në aktivitet më i pari është Iniesta, në lojë në 34 takime, ndjekur nga Sergio Ramos dhe Messi, me nga një paraqitje më pak.

Klasikja me më shumë gola i përket javës së dhjetë të sezonit 1934-1935, 8-2, dhe është fitorja më e madhe e ndeshjeve të luajtura në Madrid. Fitorja më e madhe e Barcelonës në “Bernabeu” është 0-5, në sezonin 1973-1974, dhe e frymëzuar, sipas Marca-s, nga Johan Cruyff. E sezonit 2008-2009 është fitorja e famshme 2-6, ku dy gola i shënoi Messi.

Për 15 vite nuk ka asnjë barazim pa gola në klasiken. Ka qenë 23 nëntori i 2002-shit kur për herë të fundit përballja e dy gjigandëve të futbollit spanjoll ka përfunduar 0-0; një klasike e luajtur në “Camp Nou”. E sa për stadiumin “Santiago Bernabeu”, duhet kthyer koka prapa në sezonin 1986-1987 për të ndeshur të fundit klasike pa tundje rrjetash.

Në tre takimet e fundit nuk ka patur rëndësi fusha, pasi Barcelona ka fituar 0-4 në “Bernabeu”, e Reali ka fituar 1-2 e ka barazuar 1-1 në “Camp Nou”.

Sergio Ramos dhe Andres Iniesta janë të fundit lojtarë spanjollë që kanë shënuar në ndeshjet në “Bernabeu”. Ramos e bëri këtë në fitoren 2-1 në sezonin 2012-2013, ndërsa Iniesta shënoi në fitoren 0-4 të sezonit të shkuar.

Me fitoren ndaj Bajernit të Mynihut, Reali e çoi në 55 numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme ku ka shënuar më së paku një gol. Ndryshe ngjet me Barcelonën, që ka barazuar së fundi pa gola ndaj Juventusit, ashtu siç nuk shënoi dhe në Torino.

Treshja Messi, Suarez dhe Neymar ka shënuar pjesën më të madhe të golave për Barcelonën. Nga 91 golat e shënuar në kampionat, 61 prej tyre mbajnë firmën e kësaj tresheje sulmuese. Përndryshe, treshja pritëse sonte, Benzema, Bale dhe Cristiano Ronaldo, ka realizuar vetëm 35  prej 82 golave të Realit në këtë sezon të La Ligës.

Katërmbëdhjetë kombësi përmbledhin Reali dhe Barcelona në përbërjet e tyre. Dominojnë spanjollët, ndjekur nga brazilianët, francezët dhe portugezët. Kroacia, Gjermania, Argjentina, Kosta Rika, Kolumbia, Uellsi, Republika Domenikane, Holanda, Turqia dhe Uruguaji janë të përfaqësuar përmes një numri lojtarësh në të dy kampet. /tesheshi.com/     

Related Posts

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan
Shkencë & Jetë

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer
Diplomaci

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Next Post
Shtrihet për të fjetur, zgjohet i përqafuar me një leopard

Sekreti i muxhahidinëve iranianë në Tiranë që po afron Donald Trump-in me Edi Ramën

Franca në zgjedhje: udhëkryqi i ri i BE-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni