Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk e ka fshehur trishtimin e humbjes së përfaqsueses së vendit të tij përballë Zvicrës me dy gola shqiptarësh.
“Vështirë se mund të ketë qenë ndonjëherë më i trishtuar”, tha Vuçiç, duke iu referuar kombit serb. Megjithatë ai tha se kishte diçka krenare edhe në atë humbje.
“Por nuk e fyem asnjeri, ishim të trishtuar, sepse e duam vendin tonë dhe jo sepse urrejmë dikë tjetër. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë të duam. Nëse na urrejnë, na urrejnë për madhështinë tonë”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/