Një sasi tritoli shpërtheu në portën e vilës së kreut të FSHF-së Armando Duka në Durrës, ndodhur kjo nën një zhvillim te tensionuar në kuadër të zgjedhjeve në këtë federatë, ku Duka, nën akuza të shumta, do tentojë tjetër mandat. Ai e drejton futbollin shqiptar që nga viti 2002, kur do e fitonte kreun e FSHF-së me ndihmën e Nanos.
“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi”, tha Duka pas ngjarjes.
“Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa.
Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, shtoi Presidenti i FSHF-së për mediat. /tesheshi.com/