Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Trendi në arkitekturë: përse muzeumet janë kishat e kohës së sotme?

by te Sheshi
08/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Trendi në arkitekturë: përse muzeumet janë kishat e kohës së sotme?

Ashtu si katedralet e kohëve të harruara, galeritë e artit janë tashmë ndërtesat e fjalës së fundit në kohën tonë – dhe mënyra sesi përdoren nga njerëzit duket se imiton ritualet fetare.

Kritikët e artit veshin shumë kapela, por së fundmi më e përdorura prej tyre ka qenë helmeta e sigurisë. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, institucionet e artit janë në mes të një bumi ndërtimor, dhe globalisht, përtej kryeqyteteve europiane të mbytura nga masat e kursimit, po shtohen gjithashtu, bastionet e artit. Në Nju Jork, ndërsa hapej muzeumi Uitni i Artit Modern në breg të lumit me një panoramë të rrallë, dhe që mblodhi radhë gjarpëruese njerëzish, në të njëjtën kohë edhe muzeumi Metropolitan i Arteve dhe Muzeu amerikan i Historisë së Natyrës po zgjerohen. Muzeumi në Harlem po ndërton një godinë të re, ashtu sikundër po ndërtohet në Los Anxhelos për artin kontemporan.

Vitin e kaluar në Europë u ngrit fondacioni Prada në Milano, fondacioni Luis Vuitton në Paris, dhe muzeumi i Arteve në Moskë. Gjetkë, muzeumi i artit bashkëkohor në Sidnej po zgjerohet, ndërtohet në Abu Dabi dhe ç’është më e çuditshmja, edhe Helsinki po përgatitet për degë të reja të muzeumit të tij tradicional.

Dizenjimi i një muzeu është godina që çdo arkitekt serioz ëndërron ta realizojë.

Që nga fundi i viteve 1990, kur Frank Gehry inicioi një valë ndërtesash, shpesh të paqarta, të muzeumeve, nisi rritja e këtyre tempujve të artit. Përdorimi i fjalës “tempull” nuk është i paqëllimtë. Nëse kishat dhe katedralet dikur qëndronin në majë të hierarkisë arkitekturore, sot janë muzeumet që formojnë ëndërrat e çdo arkitekti. Ndërsa financuesit Medici të shekullit të 21 nuk janë duke hedhur shumë para për institucionet fetare – por për muzeume të reja. Sidomos, muzetë që ofrojnë të drejtën për t’u vendosur emrin tërheqin shuma të atilla parash që dikur mund të rezervoheshin vetëm për katedralet.

Si pjesë e ambicjes arkitekturore, muzeumet e artit janë kishat e reja: kaq gjë duhet të jetë e qartë tashmë. Por, kush janë këta famulltarë të kishave të reja dhe çfarë lloj adhurimi po zhvillohet?

Nëse muzetë janë shndërruar në formën dominuese të ndërtesave, kjo nuk vjen vetëm për shkak se roli i kishave ka rënë në shekujt e fundit dhe duhej diçka për të mbushur boshllëkun. Përkundrazi, rritja e statusit të muzeumeve në arkitekturë ka ardhur paralel me lëvizjen që ka ndodhur për vendin e artit në shoqëri, dhe rolin që luan në formësimin e shoqërisë në fjalë.

Përpara trazirave të fundit të shekullit të 18, arti sekularist në Europë ishte strehuar pikë së pari në koleksione të vyera – të tilla si galeria e pikturave në Potsdam, apo galeritë Borghese dhe Doria Pamphilj  në Romë.

Ato ishin shpesh të dekoruara në mënyrë pompoze, ndonjëherë me ikonografi nëpër mure që lavdëronin sovranët apo aristokratët që i zotëronin: këto galeri kishin pak ose aspak funksion publik. Në shekullin e 19-të, sidomos në Angli dhe në Gjermani, muzetë u formuan në mënyrë të qartë për t’i shërbyer përmirësimit etik dhe social: dhe ky funksion pati një reflektim dramatic në arkitekturën e ndërtesave: shembull mbi gjithë të tjerët është muzeu i Kensigtonit në Londër, tani muzeu Victoria & Albert, një mish-mash pseudo-rilindas që shpreh virtytin publik dhe ngritjen e moralit të tij.

Por, në shekullin e 20-të, soditja estetike u shndërrua në një virtyt në vetvete dhe arkitektura e muzeve ndryshoi në përputhje me këtë zhvillim.  Muzeu Gemeentemuseum në Hagë, që u hap në vitin 1935 dhe që me gjasa është edhe ndërtesa e parë moderne e një muzeu shprehu shpirtin e ri përmes një planimetrie me dysheme në formë zgare, një rrugicë e gjatë që ndante qytetin “profane” nga muzeu “i shenjtë”, dhe më e rëndësishme, përmes mureve të kuruara ngjyrë të bardhë.

Muzeu i Artit Modern të Edward Durrell Stone dhe Philip Goodwin që u hap disa vjet më pas, shkoi edhe më tej, duke sjellë sipërfaqet e bardha e të pastra të stilit ndërkombëtar si shenja të padiskutueshme se arti kishte kaluar përmes 80 vjetëve të fundit pa humbur asgjë nga supremacia e kubit të bardhë: sfonde të bardhë e madje të shenjtëruara, mbi të cilat veprat e artit lahen nga një dritë e kalibruar me kujdes. Madje, edhe muzeu i Rem Koolhaas në Moskë, që risjell murale sovjetike në hapësirat e tij publike, këmbëngul tek muret e bardha për ekspozimin.

Kubi i bardhë është vetëm shenja më e dukshme se arktektura modern ka marrë nga karakteri fetar i godinave. Shenjë tjetër janë atriumet gjigande.

Muzetë e artit kanë zëvendësuar kishën në majën e ambicjes arkitekturore, por një lëvizje e habitshme dhe më eklastike duket se po ndodh brenda mureve të tyre. Në ditët e sotme, njerëzit flasin për artin duke përdorur gjuhë fetare. Ata bëjnë “pelegrinazhe” në muzeume apo vende të shënuara të artit publik në vendndodhje të largëta. Ata përjetojnë “transhendencë” përpara pikturave të rëndësishmë apo instalacioneve të mëdha.

Sidomos punët e mëdha, Mona Liza në Luvër, si rasti më i famshëm, ekspozohen shpesh në një alkovë sesa në kornizat e tyre historike, shumë më përshtatshëm për t’u gjunjëzuar.

Cila është dita më e ngjeshur e punës në një muze të artit modern? E Diela: dita që më së shumti rezervohej për një tjetër shtëpi të adhurimit.

Arti bashkëkohor duket se nuk dëshiron të shfaqë origjinën e tij apo lidhjen me format dhe funksionet që dikur i përkisnin të shenjtës. Trashëgimia e Rilindjes, për mirë ose për keq, është se vetëm njohuritë racionale, sekulare llogariten sot si e vërteta, ndërsa të vërtetat e deklaruara nga feja nuk janë pronë publike, por vetëm personale.

Muzeumet dhe jo vetëm ato të artit bashkëkohor, por edhe ato të shkencave dhe historisë së natyrës kanë qenë për pjesën më të madhe në të kaluarën e tyre, forma sekulariste të artit, të zbuluara përmes studimit rigoroz dhe te ekspozuara në mënyrë sistematike. Duket se gjithnjë e më shumë, në këtë kohë të instalacioneve përmasore dhe skulpturave me përmasa monumentale, se kjo epokë e frymëzuar nga shkenca po kalon. Atriumet prej xhami që duket se ngrihen drejt qiellit në Paris dhe në Abu Dabi duket se janë në të njëjtën linjë me epokën që tashmë frymëzohet nga një tjetër formë e së vërtetës: diçka më e vagullt dhe më shumë e rehatshme për një publik që përdor telefona smart.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Lista/Cilët janë 26 fjalëkalimet për të përdorura dhe më të vjedhura gjatë vitit 2016

Lista/Cilët janë 26 fjalëkalimet për të përdorura dhe më të vjedhura gjatë vitit 2016

Qeveria e Kosovës, 70 mijë euro për Pavarësinë

Qeveria e Kosovës, 70 mijë euro për Pavarësinë

Starti komunist i Santa Quaranta-s: kur Meta e Balili ishin “Pionerë të Enverit”

Starti komunist i Santa Quaranta-s: kur Meta e Balili ishin “Pionerë të Enverit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni