Gjatë pesë muajve të këtij viti, nga Serbia në Kosovë janë importuar mallra në vlerë prej 132 milionë euro, që është 25 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Dogana e Kosovës.
“Sasia e produkteve të importuara ka rënë, por vlera e tyre është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Turqia është e para në listën e vendeve mallrat e të cilave importohen në Kosovë me mallra të dorëzuara në vlerë prej 300 milionë euro.
Stavileci tha gjithashtu se eksportet nga Kosova në Serbi janë rritur pak, në 25 milionë euro.
Kosova ka shënuar rritje edhe të eksportit të mallrave drejt vendeve tjera.
Eksportet totale të Kosovës për pesë muajt e parë të këtij viti ishin 354 milionë euro dhe pritet të arrijnë në 900 milionë euro deri në fund të vitit. /tesheshi.com/