Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Treguesit: asnjë vdekje në Kosovë nga pickimet e rriqrave, nga minjtë vetëm një

by te Sheshi
29/08/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Treguesit: asnjë vdekje në Kosovë nga pickimet e rriqrave, nga minjtë vetëm një

Nga Bashkim Kastrati

Një lajm i mirë vjen sa i përket pickimit të rriqrave në Kosovë. Jo se ka pasur numër të vogël të të pickuarve nga rriqrat, por se ato pickime nuk janë shoqëruar me ethet hemorragjike Krime Kongo.

Infektimi me Krime Kongo kishte marrë disa jetë njerëzish ndër vite në Kosovë, ndërkaq gjatë këtij viti 278 persona janë trajtuar në Klinikën Infektive për shkak të pickimit nga rriqrat dhe përkeqësimit të gjendjes, por fatmirësisht që të gjithë kanë shpëtuar, pasi që pickimi nuk është shoqëruar edhe me ethet hemorragjike Krime Kongo.

Vetëm në Komunën e Malishevës, gjatë këtij viti, nga rriqrat janë pickuar mbi 800 qytetarë.

Nga ethet hemorragjike Krime Kongo, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat ishin 5,200 persona. Zonat e identifikuara endemike me rriqra janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina.

Në këto zona për çdo vit bëhen dezinsektimi me qëllim që të minimizohen rastet e pickimeve nga rriqrat, por zakonisht ky lloj i rriqrave rri thellë nën tokë dhe i reziston këtij dezinsektimi.

Ja si u trajtuan të prekurit nga rriqrat dhe cili është infeksioni që po shqetëson mjekët

Fakti që këtë vit nuk ka pasur shfaqje që etheve hemorragjike Krime Kongo ka gëzuar infektologët, por ata tashmë janë shqetësuar nga një sëmundje tjetër e rrezikshme që njihet si ethet hemorragjike Hantan, infeksion ky që i reziston edhe terapive përkatëse dhe mund të shkaktojë vdekjen e pacientit edhe pse është nën kujdesin intensiv të infektologëve.

Profesor Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikes Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka thënë për tesheshi.com se ka pasur disa raste të pacientëve që janë hospitalizuar për shkak të pickimit të rriqrave dhe se të gjithë kanë marrë trajtimin e duhur në këtë klinikë. Ai konfirmon se tek pacientët e prekur nga rriqrat këtë vit fatmirësisht nuk ka pasur shfaqje të etheve hemorragjike Krime Kongo.

“Gjithsej të referuar në Klinikën Infektive ambulantore dhe të shtrirë për ketë vit (gusht) kanë qenë 278 të prekur apo të pickuar nga rriqrat. Dy kanë qenë të hospitalizuar, të shtrirë me ethe hemorragjike dymbëdhjetë raste, tre nga këta të sëmurë me llojin e etheve hemorragjike. Me Krime Kongo nuk ka qenë asnjë rast”, thotë Ramadani.

Ai thekson se këtë vit shqetësuese kanë qenë të prekurit me ethe hemorragjike Hantan ku si pasojë edhe një person ka humbur jetën.

“Kanë qenë pesë raste me ethe hemorragjike Hantan infeksione. Me sindroma renale dhe ethe hemorragjike janë trajtuar pesë raste të renda, nga këta një ka vdekur, ndërsa një rast ende është duke u mjekuar në këtë Repart B, me gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh profesor Ramadani.

Virusi Hantan i cili bartet përmes minjve, siç shihet është shumë i rrezikshëm, por lajmi i mirë është që ai hyn në grupin e viruseve i cili nuk transmetohet prej njeriu në njeri. Rreziku kryesor paraqitet nëse minjtë bien në kontakt me ushqimin e njerëzve.

Virusi Hantan është zbuluar (izoluar) gjatë dy dekadave të fundit (1993) dhe burimin e ka kryesisht nga viset aziatike, Rusia. Së pari është përdorur në Luftën Koreane (1950-1953), pa pasur njohuri se për çfarë bëhet fjalë. Më vonë, ka pasur përafërsisht 30 raste në botë, në shtetet e Azisë, Evropës dhe Amerikës.

Duhet theksuar se gjatë muajit korrik të këtij viti, sëmundja infektive ethe hemorragjike Hantan ka shkaktuar vdekjen e babait dhe të birit nga Simnica e Gostivarit. Viktimat ishin të moshës 24 dhe 50 vjeç dhe ndërruan jetë në klinikën e Shkupit.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Shpërthimi i Metës për armatosjen e popullit, reagon Policia e Shtetit

Përplasje me armë në Sarandë, të paktën 3 të plagosur

Zgjedhjet në Maqedoni, ja tre kandidatët e BESA-s për komunën e Çairit

Zgjedhjet në Maqedoni, ja tre kandidatët e BESA-s për komunën e Çairit

Edi Rama paralajmëron Asamblenë: fitorja e 25 qershorit mund të jetë e fundit për një kohë të gjatë, nëse…

Ja projektet në zonat turistike që do të realizohen nga “Rama2”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni