Kanë kaluar dhjetë vjet që nga dalja e telefonave të parë të zgjuar. Duke si një epokë mjaft e largët duke parë evoluimin e jashtëzakonshëm në këtë sektor.
Megjithatë, gjërat me sa duket nuk po shkojnë dhe aq mirë kohët e fundit.
Sipas kompanisë IDC që merret me analizimin e tregut të smartphone-ve, në vitin 2016 ka pasur një rritje prej vetëm 1.6% të shitjes së telefonave. Një rënie e madhe kjo në krahasim me +10.6% të një viti më parë. Tregu i telefonave duket më i zbehtë se kurrë.
Sistemi operativ Android ka 85.6% të tregut, ndërsa sistemi iOS i kompanisë Apple ka ngecur në vetëm 13.9%.
Në fakt, janë pikërisht telefonat e zgjuar të Apple që po shohin rënien më të madhe në treg me afërsisht 12% në krahasim me vitin e kaluar.
Tashmë, shitja e smartphone-ve varet ekskluzivisht nga ndërrimi me modelet më te vjetër.
Vetëm tregjet e reja mund të mbështesin një rimëkëmbje të shitjes së smartphone-ve.
Ndërkohë, shitjet në Europë dhe Shtetet e Bashkuara mund të shohin një rënie të mëtejshme në vitet e ardhshme. /tesheshi.com/