Kryeministri Edi Rama njoftoi se në 6 muajt e ardhshëm, në “Ballkanin e Hapur” do të ftohen edhe Italia, Greqia dhe Hungaria.
“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e ‘Ballkanit të Hapur’. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin.
Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”, tha Rama.
“Kush na beson neve nëse i themi që na duhen lehtësira për në BE, nëse nuk tregojmë me vepra që mund të jemi në nivelin e standardit të sjelljes së BE-së.
Ballkani i hapur jo vetëm që ndihmon vendet individualisht në anën ekonomike, por edhe na ndihmon për të mbërritur te Bashkimi Europian”, shtoi kryeministri. /tesheshi.com/