Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tre gjëra që Stoltenberg vërejti për tre ditë në Ballkan

Vlerësimi i kreut të NATO-s për një ndër vendet e rajonit: Shembull paqeje e bashkëjetese!

by te Sheshi
22/11/2023
in Gjeopolitikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Tre gjëra që Stoltenberg vërejti për tre ditë në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se gjatë vizitës së tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka vërejtur tendencat separatiste në Bosnje, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, si dhe stanjimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një konferencë për media me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe anëtarë të NATO-s, në Shkup, ai tha se stabiliteti duhet të jetë aspirata kryesore e vendeve të rajonit.

“Ky rajon është strategjikisht i rëndësishëm për NATO-n, por ka arsye për shqetësim kohët e fundit”, tha Stoltenberg.

“Është koha për të kapërcyer konfliktet lokale, si dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.”

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin kroat Zoran Milanoviç, kryeministrin Rama dhe mikpritësin, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovačevski, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës vlerësoi Maqedoninë e Veriut si një anëtare të vlefshme të NATO-s dhe një shembull të një suksesi multietnik në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor.

“Në Maqedoninë e Veriut, të gjitha bashkësitë etnike jetojnë në bashkëjetesë paqësore, e cila kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë shoqërisë”, tha Stoltenberg.

Stabiliteti në Ballkan, ndër synimet e Aleancës

Ai vuri në dukje se në vitin kur NATO feston 75 vjetorin e saj, qëllimet kryesore të Aleancës janë forcimi i potencialit strategjik të NATO-s, arritja e paqes në Ukrainë dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se nuk ka “kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak” në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu tha se ka një vëmendje të shtuar të drejtuar ndaj rajonit.

“Ne shohim që vëmendja është rritur kryesisht për Kosovën, por edhe për Bosnjën, por nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak. Ne jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve të caktuara në drejtim të gabuar, por në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kuptojmë forcën dhe rëndësinë e NATO-s. Ne kemi qenë të pranishëm këtu për shumë vite. Kemi disa aleatë, kemi shtuar praninë tonë në Kosovë me rreth 1000 ushtarë të tjerë, madje edhe më të armatosur”, tha Stoltenberg dhe shtoi se NATO po monitoron nga afër situatën në rajon.

Ai theksoi se Aleanca po bën atë që u duhet aleatëve.

“Ne duhet të stabilizojmë fqinjësinë e NATO-s, sepse kështu jemi edhe më të sigurt. Prandaj fola me liderët e rajonit, kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë situatën e sigurisë. Ne kemi një prani historike në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është arsyeja pse ky takim ishte i rëndësishëm”, tha kreu i NATO-s. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Shqipëria, një çmim për Abazoviç

Shqipëria, një çmim për Abazoviç

Sylvihno, një vlerësim që as e ka menduar

Sylvihno, një vlerësim që as e ka menduar

FB, “ok” reklamave për shfarosjen e palestinezëve

FB, “ok” reklamave për shfarosjen e palestinezëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni