Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tre enigmat e Ilir Metës për votën e Durrësit dhe mundësitë e limituara për 18 qershorin

by Te Sheshi
24/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Tre enigmat e Ilir Metës për votën e Durrësit dhe mundësitë e limituara për 18 qershorin

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i FRD Bamir Topi, Paskal Milo, Shpetim Idrizi, Gramoz Ruci, Niko Peleshi, Saimir Tahiri, gjate ceremonise se prezantimit te kandidateve te koalicionit te majte, Aleanca per Shqiperine Europiane, per 61 Bashkite e vendit ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Parliament Speaker Ilir Meta and leader of FRD Bamir Topi,Paskal Milo, Shpetim Idrizi, Gramoz Ruci, Niko Peleshi, Saimir Tahiri, during the presentation of the left coalition Alliance for the European Albania of the candidates for the local elections of 21 June, at the Palace of Congresses.

Ndërkohë që Ilir Meta ende nuk është kthyer nga SHBA-ja, ku ka marrë pjesë në  ceremoninë e betimit të Donald Trump-it, këshilltarët e tij të Durrësit kanë votuar me urgjencë pro buxhetit të bashkisë, të cilin vetëm dy javë më parë e rrëzuan.

PD-ja në Durrës ka mbetur e shokuar, pasi nuk e ka pritur këtë qëndrim të ri të partisë së Ilir Metës.

Ka qenë krejt i papritur qëndrimi i këshilltarëve të Durrësit, ndërkohë që LSI-ja nuk ka dalë më herët në një vendim paraprak për të mbajtur qëndrim të ri.

Tre janë enigmat që kanë qarkulluar dje në Durrës pas votës së këshilltarëve. E para është që kjo ka ardhur nga një manovër e shpejtë dhe “private” e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrës, i cili mund të ketë “gatuar” një marrëveshje me njerëzit e LSI-së në momentet e fundit.

Por duke e njohur LSI-në, si një grupim që ka centralizim të fortë nga kryetari, shtrohet çështja se nëse është arritur një marrëveshje pa dijeninë e Metës, atëherë kemi të bëjmë me një traumë të rëndë në këtë forcë politike para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ndërkaq, enigma e dytë është nëse vetë Meta nga SHBA-ja, ku ndodhet, të ketë diskutuar me Edi Ramën për këtë zhvillim, dhe nëse ka ndodhur kështu, atëherë kemi të bëjmë me vendimin e LSI-së për t’iu bashkëngjitur koalicionit me PS-në. Dhe kjo paraprin vendimin e Konventës së muajit prill. Por ky version është pak i dyshimtë, pasi qëndrimi për të rrëzuar buxhetin ishte një vendim për të kushtëzuar “pazarin” brenda së majtës, e deri tani nuk ka pasur një zhvillim të ri.

Enigma e tretë për votimin e mbrëmshëm është që votimi të ketë ndodhur pas një marrëveshjeje politike të Edi Ramës me njeriun e fortë të LSI-së së Durrësit, Lefter Koka, ministër i Mjedisit, për të cilin u fol prej kohësh se mund të ketë kaluar me PS-në. Koka nuk u zgjodh në asnjë nga organet e larta të LSI-së në Konventën e Dhjetorit, edhe pse është njeri kyç në zonën e Durrësit për grumbullim votash.

Megjithatë, këshilltarët durrsakë në njëfarë mënyre kontrollohen nga kreu i LSI-së, pasi kryetarja e tyre është një person i afërm familjar me bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin.

Të gjitha këto janë hipoteza, derisa nuk ka një deklaratë politike të LSI-së për këtë vendim, kur në fakt nuk ka pasur një të tillë edhe kur u votua kundër.

Gjatë një intervistë që dha javën e shkuar, Ilir Meta rrëzoi versionin e një koalicioni me PD-në dhe la të hapur aleancën e rinovuar me PS-në, por edhe daljen vetëm. Veçse kreu i LSI-së kësaj here është i kushtëzuar dhe jo i favorizuar si para katër vitesh.

Në pritje të vendimmarjes së partisë së Ilir Metës për aleancat elektorale, mund të thuhet se zgjidhjet e kreut të LSI-së nuk është se janë shumë, përkatësisht vetëm dy.

Dalja e vetme dhe koalicioni me PS-në. Në versionin e parë, edhe pse LSI-ja ka pasur rritje gjatë zgjedhjeve në zgjedhje, në sistemin shqiptar proporcional rajonal, mundësia për “të çarë” si vijë e mesme do të ishte e limituar dhe do të përbënte një “provë zjarri” që nuk do të jepte rezultatin që lidershipi i LSI-së pret: që të jetë forcë kontrolluese dhe balancuese.

Një aventurë e daljes vetëm mund të ndodhë në kushte ekstreme, por që realisht mund të përbënte provën reale të forcës politike që drejtohet nga Ilir Meta.

Vetë kreu i LSI-së e ka thënë disa herë se nuk përbën problem edhe nëse kalon në opozitë.

Megjithatë, pavarësisht se LSI-ja ka krijuar afrimin e militancës, që përgjithësisht është e ndërvarur nga punësimi dhe marrëdhënia klienteliste, një rrugë “kurajoze” do të shkaktonte rrjedhje rrugës, dhe natyrisht është pa valvul sigurimi.

Por realisht Meta e sheh më me premisë rilidhjen e aleancës me PS-në; prapëseprapë e di shumë mirë se nuk do të jetë i favorizuar si para 23 qershorit 2013. Në atë kohë, negociatat me PS-në i dhanë një rezultat të majmë, pasi përfitoi shumë si forcë e dytë e koalicionit, dhe normalisht edhe nga deputetët që kishte në listën e PS-së dhe PD-së, si Spartak Braho në Tiranë e Gjovalin Kadeli në Lezhë. Ndaj edhe pozicioni “tekanjoz” përballë PS-së është për të siguruar një pozitë paraelektorale që i jep favor që në start.

PS-ja, nëse do të marrë më 18 qershor qoftë edhe vetëm votat e 2013-s, do të siguronte e vetme 69 deputetë.

Ndërkaq, fuqizimi elektoral i PDIU-së së Idrizit i ka dhënë koalicionit të mazhorancës një panoramë edhe më kompetitive, pasi Idrizi konkuron për vendin e dytë të koalicionit me LSI-në e Ilir Metës.

Duke parë rezultatet e PDIU-së, sidomos në zgjedhjet e pjesshme lokale, por edhe ato të 2015, arrihet në përfundimin se në disa qarqe forca politike “çame” është edhe më lart LSI-së së Metës. Kështu, në vend të dytë mund të dalë në Dibër, Elbasan, Vlorë, madje edhe në Fier, duke përfituar deputetët që vijnë pas presjes dhjetore.

LSI-ja, për shembull, në Vlorë e fitoi deputetin vetëm si pasojë e koalicionit, ndërsa PDIU-ja një deputet e merr e vetme, dhe mund të shkëpusë edhe të dytin. E njëjta panoramë është edhe në Fier, por edhe në Elbasan, ku PDIU-ja tashmë ka bashkinë e Peqinit dhe lufton për dy deputetë në këtë qark.

Qetësia e Idrizit dhe gatishmëria për t’u përballur në elektorat me Metën brenda koalicionit e ka nervozuar LSI-në, e cila nuk lë rast pa e sulmuar partinë e Idrizit.

Por gjithsesi, duhet thënë se Meta, edhe pse bën të vështirin, një këmbë më shumë e ka brenda koalicionit sesa jashtë tij, pasi sistemi zgjedhor nuk i jep shumë përparësi.

Ndërkaq, PS-ja në këtë situatë është më e qetë, pasi dy aleatët janë konkurrentë mes tyre, duke e lënë partinë e madhe të marrë frymë më lirisht përpara negociatave finale për 18 qershorin… /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Çfarë ndodh në organizmin tonë nëse masazhojmë për 60 minuta secilin gisht?

Çfarë ndodh në organizmin tonë nëse masazhojmë për 60 minuta secilin gisht?

Nuk ka ende një vendim për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem

Nuk ka ende një vendim për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem

Gjykata britanike vendos: duhet miratimi parlamentar për nisjen e procesit të Brexit-it

Gjykata britanike vendos: duhet miratimi parlamentar për nisjen e procesit të Brexit-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni