Vizita në Shtetet e Bashkuara e Kryeprokurorit Adriatik Lala është kthyer në një zhvillim tronditës diplomatik.
SHBA i ka anuluar vizitën prokurorit të Durrësit që ishte anëtar i delegacionit zyrtar i Prokurorisë.
Disa media, ditën e djeshme, duke cituar burime nga prokuroria bënë të ditur se Llalla u takua me krerë të FBI-së dhe DEA-s.
Por sot u mësua sei Llalla nuk ka patur takime me zyrtarë të lartë të FBI-së, ose të Administratës Ligjzbatuese të Antidrogës, DEA.
Ndërkaq, i pyetur nga Top Channel, prokurori i Durrësit tha se nuk kishte aplikuar për vizë në SHBA. /tesheshi.com/