Pas protestave të dhunshme kundër masave shtrënguese, qeveria në Tunizi njoftoi ndërmarrjen e reformave për përmirësimin e kushteev të jetesës së popullsisë. Protestat shpërthyen në prag të përvjetorit të shtatë të rrëzimit të presidentit Zine al-Abidine Ben Ali që shënon edhe nisjen e Pranverës Arabe.
Qeveria tuniziane zhvilloi disa takime për të vendosur reagimin ndaj protestave, në të cilat janë arrestuar më shumë se 800 persona.
Trazirat nisën në fillim të muajit, kur qeveria njoftoi taksat e vitit të ri fiskal dhe rritjen e çmimeve. Në dhjetor Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi Tunizisë të ndërmerrte “veprime urgjente” për të reduktuar deficitin buxhetor. /tesheshi.com/