Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Traumat” e pasluftës: si kanë ngrënë kosovarët mish të prishur për vite të tëra

by te Sheshi
25/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
“Traumat” e pasluftës: si kanë ngrënë kosovarët mish të prishur për vite të tëra

Nga Bashkim Kastrati

Në vitet e fundit është diskutuar në lidhje me cilësinë e mishit në Kosovë. Dyshimet ishin ngritur për mishin jo-cilësor për shkak se ka pasur raportime se mishi i gjedheve të ngordhura apo të sëmura është duke u shitur. Por skandali i madh shpërtheu ditë më parë kur u raportua se një kompani nga Belgjika ka eksportuar tonelata mish me afat të skaduar. Fatkeqësisht, gjithë këto tonelata me mish janë shitur, përkatësisht janë konsumuar nga qytetarët e Kosovës.

Plasja e skandalit të këtij mishi me afat të prishur është një përgjigje për çmimet e lira të mishit në marketet e mëdha të Kosovës. Shpesh ka pasur oferta për koston e suxhukut deri në 99 centë, ose kilogrami i mishit nga dy deri në katër euro, ndërkohë që në dyqanet ku përpunohet mishi e që thuhet se është i freskët, kilogrami kushton mesatarisht 7 euro.

Raportimet për skandalin e mishit kanë ndezur alarmin tek institucionet përgjegjëse të Kosovës. E para që reagoi ishte prokuroria e Prizrenit. Me iniciativën e kryeprokurorit të atyshëm dhe me vendimin e gjykatës janë bërë inspektime në disa markete dhe fabrika ku përpunohet mishi.

Gjatë këtij aksioni inspektues është gjetur një sasi e madhe e mishit me afat të skaduar e cila është konfiskuar, ndërsa në fabrikat ku përpunohej mishi janë evidentuar mangësi të mëdha sa i përket kushteve higjienike. Aty janë gjetur deri dhe minj të ngordhur. Gjithashtu janë gjetur edhe materiale tjera që janë brejtur nga minjtë. Nga aty ai mish ka përfunduar në treg.

Aksione të tilla janë ndërmarrë edhe në Komunën e Ferizajt ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e mishit me afat të skaduar e cila është konfiskuar dhe asgjësuar.

Për të gjithë personat përgjegjës në vendet ku është gjetur mish i skaduar kanë nisur hetimet nga policia e Kosovës dhe ata pritet të dalin para drejtësisë.

Skandali i importit të mishit me etiketa të falsifikuara në Kosovës ka gjetur vend edhe në mediat evropiane. Ishin autoritetet kosovare të cilat kishin njoftuar kolegët belgë për mundësinë e mashtrimit që në shtator të vitit 2016, por belgët nisën hetimet vetëm 18 muaj më pas.

Ishte 19 shtatorit i vitit 2016 kur një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne mbërriti në Kosovë, në të cilin shumica e etiketave ishin grisur nga paketimi, por mbetjet treguan se mishi tashmë datonte nga viti 2004.

Përmes një njoftimi për media, FASFC ka bërë të ditur se ka kontrolluar 200 nga 2000 paleta me mish të kompanisë “Veviba”. Nga këto 200 paleta me mish, përfundimi ka qenë se rreth 70 për qind e mishit të kontrolluar është i dëmshëm.

Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC) në Belgjikë, ka njoftuar se ka kontrolluar të gjitha lokalet e kësaj kompanie në Belgjikë.

Hetuesit kanë gjetur se në disa raste mishi ka qenë me afat të skaduar, dhe se produktit të mishit të ngrirë i janë zëvendësuar etiketat duke ia shtyrë datën e skadimit të afateve për 1 vit më shumë.

Skandali i mishit të prishur të importuar në Kosovë nga Belgjika, ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi që Parlamenti i këtij shteti ka kërkuar një raport në detaje nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC) lidhur me veprimtaritë e fundit të kompanisë “Veviba” nga Belgjika, e cila eksportoi mishin 12 vjet të vjetër për në Kosovë.

“Parlamenti ka pranuar një raport nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës, lidhur me veprimtarinë e thertores “Veviba” gjatë kohëve të fundit, dhe kjo ka ndodhur me qëllim  të reformimit të procedurave kontrolluese në këtë Agjenci” thuhet në njoftimin nga kabineti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Belgjikës. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Pagesa në Rrugën e Kombit, Basha: PD do vepronte ndryshe

Pagesa në Rrugën e Kombit, Basha: PD do vepronte ndryshe

Ndalimi i Carles Puigdemont në Gjermani, protesta të ashpra në Barcelonë

Ndalimi i Carles Puigdemont në Gjermani, protesta të ashpra në Barcelonë

Athina kërcënon Ankaranë: gati të ripërballemi me osmanët

Athina kërcënon Ankaranë: gati të ripërballemi me osmanët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni