Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Trauma e 1 prillit: ja skenari i Ilir Metës që qarkullon në qarqet diplomatike

by te Sheshi
31/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Trauma e 1 prillit: ja skenari i Ilir Metës që qarkullon në qarqet diplomatike

Edhe pse i bëri 88 votat për të kaluar kodet dhe ligjet që duan shumicë të cilësuar, mazhoranca PS-LSI duket se po udhëton drejt një destinacioni traumatik pas ditës së shtunë, kur pritet që Edi Rama të kthehet nga Zvicra dhe Ilir Meta të ngjitet në zyrën e Kryeministrit, duke zbritur nga selia e kryesisë së Kuvendit dhe kaluar nëpër çadër.

Në këto orë, në kancelaritë perëndimore në Tiranë po qarkullon një skenar turbullues, ku madje jehona e tij ka shkuar deri në Kosovë e Shkup, dhe ku po dskutohet në koridoret diplomatike të linjave të influencës.

Sips këtyre zërave, skenari tashmë është i përcaktuar deri në detaje nga kreu i LSI-së dhe pritet që të zbatohet në bazë të një strategjie precize.

Ilir Meta do t’i paraqesë Edi Ramës dy kushte që sipas gjasave kreu i mazhorancës nuk do t’i pranojë dhe që janë: një kabinet kujdestar në zgjedhje, pra qeveri teknike; dhe që Ilir Meta të jetë kryeministri i ardhshëm pas 18 qershorit.

Nëse Edi Rama nuk do të pranojë, siç dhe pritet, Metë pritet të dalë përpara mediave dhe të shpallë kundërshtimin e LSI-së për mënyrën që PS po përballet me krizën dhe largimin zyrtar nga koalicioni me aleatin e 4 viteve.

Më pas Meta pritet të marrë në dorë një nismë të fortë për krijimin e një “Aleance të Shpëtimit Kombëtar”, që do ta justifikojë me rrezikun që Edi Rama paraqet me pushtetin e tij.

Pas kësaj nisme do të krijohet një “Këshill për Shpëtimin Kombëtar”, ku Ilir Meta, Lulzim Basha, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehu, por edhe Koço Kokëdhima që nuk është deputet, do të bëhen bashkë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë nëpërmjet një mocioni mosbesimi në Kuvend.

Është bërë gati edhe qeveria “teknike” që ka sërish si “as nën mëngë”, Rexhep Mejdanin si kandidat për Kryeministër.

Ilir Meta shpreson të marrë dy votat e Blushit dhe Hafizit, por edhe të ndonjë deputeti socialist që kreu i LSI-së e shikon prej kohësh si mbështetës i tij.

Nëse ia arrijnë me vota rrëzimin e Ramës, ku po punohet shumë këto ditë fshehtas nga të dyja palët, Meta për të arritur 71 votat dhe Rama për të rrëzuar planin, kjo mazhorancë do të tentojë të zgjedh Presidentin e Republikës.

Dhe pikërisht do të përdoren figura të majta për të zgjedhur në krye të shtetit, ku Arta Dade, një kundërshtarre e flaktë e Edi Ramës, e cila nuk ka shpresë të rizgjidhet deputete, është një kandidate potenciale, e cila mund të marrë edhe vota nga grupi socialist. Votimi për Presidentin bëhet i fshehtë.

Dhe pikërisht pas rrëzimi të qeverisë dhe nisjes së procedurave për Presidentin e ri, Ilir Meta dhe Lulzim Basha do të shpallin “Aleancën e Shpëtimit Kombëtar”, ku bëhen bashkë të gjithë ata që e shohin  Edi Ramën si rrezik.

Dhe me këtë justifikim, do të shpallet aleanca parazgjedhore PD-LSI dhe të vegjëlit si një grupim i bashkuar kundër “së keqes”.

E gjithë ky sulm “blitz” duket se shikohet si mënyrë që ata shohin për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit si një aleancë me shpresë për të fituar, gjithnjë pasi ta kenë rrëzuar Edi Ramën në dy beteja.

Por siç mësohet, Ilir Meta ka marrë parasysh edhe konsenguencat nëse dështon plani. Do të qëndrojë në opozitë, natyrisht me numra më të shtuar, si një mënyrë e vetme për të ndërtuar një llogore apo një çadër të re postelektorale për t’i qëndruar Edi Ramës, i cili nuk do ta ketë të lehtë të qeverisë, pasi kjo “aleancë” do të jetë obstruksioniste dhe jo bashkëpunuese në Kuvend.

Cili do të jetë synimi?

Natyrisht, shpëtimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, që tani do të dilnin nga kushte të tjera.

Partia Demokratike do të hyjë në Kuvend që në kohën kur do të rrëzohet qeveria aktuale dhe do të pranojë votimin e Vetingut, duke përdorur presionin ose metodën “merr këtë ose lëre” në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vetingut.

Në emisionin Top Story, Ilir Meta tha përballë Sokol Ballës që “nuk do të ketë Veting nga ndërkombëtarë por sipas Kushtetutës”.

Dhe ky është plani: anëtarët e PD-së në komisionet ad-hoc nuk do të pranojnë propozimet e PS-së, por do të blindojnë dhe insistojnë për kandidatët e miratuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Dhe kur në Komisionin Vettingut dhe atë të Apelimit do të zgjidhen njerëzit e dyshes Meta-Berisha, në gjyqësorin e ri do të rizgjidhen sërish shumica e kastës aktuale të prokrorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë ngritja e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë Speciale që kërkon 84 vota shtyhet për pas zgjedhjeve…. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Njeriu i çadrës mohon krizën: është vetëm në TV

Njeriu i çadrës mohon krizën: është vetëm në TV

Nga Ornela MEMUSHI: Mishi i Brazilit, çfarë po ndodh në vendin tonë?

Nga Ornela MEMUSHI: Mishi i Brazilit, çfarë po ndodh në vendin tonë?

5 ushqimet që përmirësojnë humorin duke na bërë më të lumtur

5 ushqimet që përmirësojnë humorin duke na bërë më të lumtur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni