Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Trashëgimia që “përndjek” Italinë: masakrat e dhunshme të viteve ’70 ende të freskëta në kujtesë

by te Sheshi
19/12/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Trashëgimia që “përndjek” Italinë: masakrat e dhunshme të viteve ’70 ende të freskëta në kujtesë

Në një ditë të ftohtë të dhjetorit 1969, një bombë shpërtheu në bankën në sheshin Fontana, në afërsi të katedrales së Milanos. Vdiqën 17 njerëz. I riu anarkist i arrestuar në lidhje me këtë masakër, vdiq në mënyrë misterioze ndërsa ishte i ndaluar në polici. Tre vjet më pas, polici i akuzuar për vrasjen e tij u ekzekutua në rrugë. Gjërat u zvarritën në këtë mënyrë për vite me radhë: dhjetorin e vitit 1976 u ekzekutuan gjashtë persona. Thënë këto, italianët vuajtën makthin e “Viteve të Plumbit” –  për 15 vjet të ankthshëm e të çuditshëm. Qindra njerëz vdiqën në sulme të panumërta. Filmat, librat dhe muzika ende janë duke eksploruar domethënien e atyre viteve.

“Vitet e Plumbit”, të quajtura kështu për shkak të numrit të madh të plumbave që u qëlluan, u shfaqën prej optimizimit të mrekullisë ekonomike. Ndërsa industrializimi u dha italianëve një prosperitet që nuk e kishin imagjinuar, po ashtu një një farë mënyrë solli edhe shkëputje sociale. Miliona fshatarë u zhvendosën drejt blloqeve të lerosura apartamentesh në qytet, duke thyer lidhjet tradicionale familjare dhe duke intensifikuar tensionet klasore. Unione të reja të fuqishme që u krijuan bënë që grevat të ishin të zakonshme. Politikanët e rrymës u alarmuan, pjesërisht për shkak se tensionet e Luftës së Ftohtë e bënin bashkëpunimin midis palëve shumë të vështirë.

Deri në fund të viteve 1960, një pjesë e italianëve e ndanë mendjen se liberalizmi ishte i marrë fund. Ekstremistët marksistë, më të dallueshmit Brigadat e Kuqe, nisën rrëmbimet dhe vrasjet e zyrtarëve “kundër-klasës punëtore”: policë, gjykatës, gazetarë. Kundërshtarët e tyre të krahut të djathtë bombardonin civilët për ta “çuar demokracinë nën një mal kufomash”. Të dyja palët shpresonin të dobësonin shtetin dhe të nxisnin një revolucion apo grusht ushtarak. Pjesëtarë të shërbimit sekret italian trazuan gjërat, duke punuar me vrasësit neo-fashistë për të shtypur të majtën.

Italianët përdorën artin për të përballuar kaosin dhe, përpjekjet e hershme spikatën tek humori. Fabrizio De Andrè, muzikant folku i së majtës nxori këngën e tij të vitit 1973 “Njeriu i Bombave” (pavarësisht se premtoi “revolucion”, narratori arrin të shpërthejë vetëm një kioskë gazetash). Po atë vit, u shfaq edhe “Ne duam kolonelët”, një film satirik që imagjinonte një grusht shteti nga e djathta. Pas një shpërthimi në Milano, një grup gjeneralësh vendosën të godasin përpara se e majta të vinte në pushtet. Komploti dështon: një nga konspiracionistët përfundon duke e drejtuar avionin e tij drejt despotëve të ardhshëm afrikanë.

Në mënyrë të pashmangshme, ndërsa vrasjet vazhduan, njerëzit ndaluan së qeshuri dhe kultura italiane nisi të reflektojë këtë gjendje më të errët shpirtërore. “San Babila 8PM: një vrasje e padobishme”

(1976) kornizon përndjekshëm këtë rrokapjetë terrori të epokës. Filmi tregon për një bandë fëmijësh neo-fashistë gjatë një pasditeje. Përpara se të mbyllet dita, ata përdhunojnë një shok dhe qëllojnë për vdekje një burrë. Politika italiane ishte njësoj mizore. Në vitin 1978, militantët e Brigadës së Kuqe rrëmbyen Aldo Moron, ish-kryeministër, me sa duket për të ndaluar planet për të sjellë komunistët e moderuar në qeveri. Policia e gjeti trupin e tij disa javë më vonë, të dekompozuar në bagazhin e një makine. “Krimi i Brigadave të Kuqe fyen ndërgjegjen civile të gjithë italianëve”.

Muzikanti popullor Giorgio Gabar, ishte po kaq i hidhur. “Brigadat e Kuqe janë çmendur vërtet”, këndoi ai në vitin 1980. “Nëse do të isha Zoti, do të tërhiqesha në fshat”.

Edhe pse vrasjet ngadalësuan deri në vitin 1985, ato i kanë përndjekur italianët. Historianët kryen shumë studime për “Vitet e Plumbit”, ndërsa ish-terroristët kanë publikuar kujtime. Shkrimtarët po ashtu, e përdorën dhunën në romane triller. “Koha mbi duart e mia”, roman i publikuar në vitin 2008 nga Giorgio Vasta, tregon për një grup shkollarësh që rriten në mënyrë naive me fiksimin për Brigadat e Kuqe. Francesco Piccolo, romancier napoletan eksploron ide të ngjashme. Protagonisti i “Dëshira për të qenë si çdokush” (2013) e humbet ngadalë urinë e tij për revolucion. Pas rrëmbimit të Moros, i riu neveritet nga miqtë e tij utopikë. “Atyre nuk iu vinte keq”, thotë ai. “I pashë ata, i pata zili; dhe në të njëjtën kohë stomakun e kisha tek goja”.

Nëse italianët ende janë në përpjekje për të kuptuar sesi vendi i tyre u bë kaq brutal, dhuna në vetvevete përbën fokusim tjetër. Mjegullsia e kaq shumë sulmeve – ndërsa teoritë konspirative dhe përfshirja e qeverisë, e dyshuar apo e provuar – është perfekte për imagjinatë të zjarrtë. “Romancë kriminale” (2005) është fshikullim gangsterësh që lidh shtetin me një shpërthim famëkeq neofashist në një stacion trenash në Bolonja, ku vdiqën 85 njerëz.

Alex Boschetti dhe Anna Ciammitti kanë publikuar një roman grafik për masakrën. Parathënia shpreson që libri të mund të ndihmojë zbulimin e “sekreteve të ndyra” pas masakrës. Ky pozicion gjen jehonë edhe tek rreperi italian Mega Blaqaut. “Askush nuk i kritikon ngjarjet”, deklaron ai në një këngë. “Vitet e Plumbit”…janë këtu përgjithmonë”.

Kjo mungesë qartësie ndihmon të shpjegohet përse italianët vijojnë të jenë të tërhequr nga “Vitet e Plumbit”. Periudha kur vrasjet u bënë të zakonshme ende ushqen shqetësime kombëtare për komplote qeveritare, atë që vendasit e quajnë dietrologji, pak a shumë shkenca e pas kuintave. Në të njëjtën kohë, dhuna e asaj periudhe ka ende pasojat e veta praktike politike – qeveria së fundmi u kap duke  u përpjekur të ekstradojë një militant të Brigadave të Kuqe në arrati në Brazil. Disa analistë e shohin përvojën e viteve 1970, si një mur mbrojtës kundrejt dhunës moderne: Italia është i vetmi vend i madh europiano-perëndimor që nuk ka vuajtur ende seriozisht nga terrorizmi radikal. “Vitet e Plumbit” jetojnë ende, ndërsa kalimtarët nxitojnë në stacionin e Bolonjës apo bëjnë pazarin e Krishtlindjeve përmes pëllumbave në sheshin e shatërvanit në Duomo.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Izraeli, tjetër arrestim tragji-komik: çon në burg të miturën palestineze që iu hakërrye ushtarëve

Izraeli, tjetër arrestim tragji-komik: çon në burg të miturën palestineze që iu hakërrye ushtarëve

Receta që ju duhet për kek me xhinxher dhe mjaltë

Receta që ju duhet për kek me xhinxher dhe mjaltë

Basha: ja pse zgjedhja e Kryeprokurores është “nul”

Basha: ja pse zgjedhja e Kryeprokurores është “nul”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni