Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Trashëgimia e luftës 6-ditore: më shumë se kurrë Izraelit i nevojitet shteti palestinez

by te Sheshi
19/05/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Trashëgimia e luftës 6-ditore: më shumë se kurrë Izraelit i nevojitet shteti palestinez

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump mbërrin këto ditë në Izrael dhe më territoret palestineze, prestigjiozja “The Economist” në një analizë-editorial shpjegon përse shteti izraelit duhet të vendosë të shfrytëzojë shansin për të lejuar krijimin e një shteti palestinez, si e vetmja mënyrë për të pasur prosperitet në rajon.

Fitorja e Izraelit mbi ushtritë arabe që e rrethuan atë në vitin 1976 ishte kaq e shpejtë dhe absolute sa, shumë hebrenj menduan se panë dorën hyjnore të rregullonte ballancat.

Përpara luftës gjashtëditore, Izraeli i druhej një Holokausti tjetër; por pas saj u shndërrua në një lloj perandorie.  Si të goditur nga mrekullia, hebrenjtë morën vendet e shenjta të Jeruzalemit dhe vendndodhjet e historive të tyre biblike. Por, toka nën kontroll, erdhi së bashku me njerëzit, me shumë palestinezë të cilët Izraeli as mund t’i dëbonte dhe as t’i asimilonte. A ishte Providenca duke buzëqeshur mbi Izraelin, apo duke  e testuar atë?

Përgjatë 50 vjetëve të fundit, Izraeli është përpjekur të ndërmarrë të dyja mënyrat: duke marrë tokën me anë të ngritjes së vendbanimeve hebreje në të, dhe duke mbajtur palestinezët të neglizhuar nën pushtim ushtarak, duke mohuar si shtetin e tyre apo barazinë politike brenda Izraelit.

Palestinezët e dëmtuan çështjen e tyre përmes dekadave të tëra dhune pa diskriminim. Megjithatë, ky qëndrim i tyre është një qortim për Izraelin që është dukshëm pala më e fortë dhe që pretendon të jetë një model demokracie.

Pushtimi “i përkohshëm” i Izraelit në territoret arabe ka zgjatur për më shumë se gjysmë shekulli. Procesi i paqes që krijoi autonominë e “brendshme” palestineze, me gjasa pesë vjet përpara se të arrihej në një marrëveshje finale, në fakt është tërhequr zvarrë për më shumë se 20 vjet. Shteti palestinez ka kohë që duhej të ishte krijuar. Izraeli në vend që t’i rezistonte shtetit palestinez, duhej të ishte shndërruar në zërin më të fuqishëm për Palestinën e ardhshme që do të jetë fqinja e tij.

Ky qëndrim nuk duhej të ishte për shkak se ky konflikt i panegociueshëm është më i vështiri në Lindjen e Mesme apo, siç mendonin shpesh dikur, shkaku kryesore i paqëndrueshmërisë rajonale: masakrat e luftërave civile në Siri, Irak dhe gjetkë nuk mbështesin më nocione të tilla. Arsyeja përse Izraeli duhet të lejojë popullin palestinez të krijojë shtet është për shkak se ai duhet të ruajë vetë demokracinë e tij.

Në mënyrë të papritur, mund të ketë një mundësi të re për të bërë paqe: Donald Trump dëshiron të sigurojë “marrëveshjen përfundimtare” dhe shpejt do të vizitojë Tokën e Shenjtë, më 22 Maj, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu duket po aq nervoz sa edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas duket optimist. Trump me të drejtë ka apeluar Izraelin të kufizojë ndërtimin e vendbanimeve. Izraeli dëshiron që ai të mbajë premtimin për ta zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem. Presidenti me sa duket duhet të përmbahet derisa të jetë gati të shfaqet vërtet me vendime të mëdha: të njohë Palestinën dhe në të njëjtën kohë të hapë një ambasadë të dytë në Jeruzalem për të biseduar me të.

Kornizat e paqes janë të mirënjohura. Palestinezët do të pranonin shtetin hebre të lindur nga lufta e viteve 1947-48 (e të përbërë nga tre të katërtat e mandatit britanik të Palestinës). Në këmbim, Izraeli do të lejonte krijimin e shtetit palestinez në tokat e mbetura që pushtoi në vitin 1967 (rreth një e katërta). Parcela toke mund të shkëmbëhen për të përfshirë vendbanimet më të mëdha dhe Jeruzalemi do të duhet të jetë i përbashkët. Refugjatët palestinezë do të ktheheshin kryesisht në shtetin e tyre të ri dhe jo në Izrael.

Fakti që një marrëveshje e tillë tingëllon familjare nuk ia shton gjasat për miratim. Netanjahu dhe Abaz ka mundësi të zgjasin procesin – dhe të përpiqen të sigurohen që të tjerët të marrin fajin për dështimin. Hutuar nga skandalet, Trump mund ta humbasë interesin; Netanjahu mund të rrëzohet nga pushteti (ai përballet me disa hetime policore); dhe Abaz mund të vdesë (ai është 82 vjeç dhe duhanpirës). Ngërçi i një gjysmë-lufte e gjysmë-paqeje është, trishtueshëm, një opcion i pranueshëm për të dy ata.

Sidoqoftë, krijimi i një shteti palestinez është pjesa e dytë e premtimit të botës, ende të pambajtur, për të ndarë Palestinën e kohës britanike në shtet hebre dhe arab.  Që nga lufta gjashtëditore, Izraeli ka pasur vullnetin për të shkëmbyer territore në këmbim të paqes, e dukshme kjo kur riktheu Sinain tek Egjipti në vitin 1982.

Por, pushtimi i Jeruzalemit lindor, Bregut Perëndimor dhe rripit të Gazës ishin ndryshe. Ato shtrihen në zemër të historive rivale midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe i shtojnë intrasigjencën fetare një konflikti nacionalist. Liderët e hershëm zionistë e pranonin ndarjen me hidhërim, ata arabë në mënyrë tragjike e refuzonin kategorikisht. Në vitin 1988, Organizata për Çlirimin e Palestinës pranoi një shtet në disa pjesë të territorit, por liderët izraelitë nuk e pranuan idenë deri në vitin 2000. Vetë Netanjahu foli për një shtet (të kufizuar) palestinez vetëm në vitin 2009.

Arsye tjetër për mosarritjen e krijimit të dy shteteve është dhuna. Ekstremistët në të dyja krahët janë të vendosur të shkatërrojnë marrëveshjen e Oslos së vitit 1993, që përbën hapin e parë drejt një pakti. Kryengritja palestineze e viteve 2000-05 ishte përcëlluese. Luftërat pas tërheqjes së njëanshme të Izraelit nga Libani në vitin 2000 dhe në Gaza në vitin 2005 përkeqësuan gjithçka. Ndërsa derdhej gjak, ingredienti vital për paqen – besimi – vdiq.

Pjesa më e madhe e izraelitëve nuk e kanë me nxitim të ofrojnë sërish tokë në këmbim të paqes. Siguria e tyre është përmirësuar, ekonomia po lulëzon dhe shtetet arabe janë duke iu servilosur Izraelit për të marrë të dhëna sekrete mbi terroristët dhe për një aleancë kundër Iranit. Palestinezët janë të dobët dhe të ndarë dhe mund të mos jenë në gjendje të bëjnë marrëveshje. Abaz, edhe pse i moderuar, nuk është popullor; ai e humbi Gazën ndaj rivalëve të tij të Hamasit. Çfarë do të ndodhë nëse Hamasi merr kontrollin edhe në Bregun Perëndimor?

E gjitha kjo mund të sjellë një vetëkënaqësi të rrezikshme: atë, që edhe pse konflikti mund të mos zgjidhet, ai mund të menaxhohet pafundësisht. Megjithatë, varësia e palestinezëve do të grryejë pozicionin e Izraelit jashtë vendit dhe do të dëmtojë demokracinë e tij brenda territorit. Politikat e tij janë duke u shndërruar në shovinizëm etno-fetar, në kërkim të margjinalizimit të arabëve dhe majtistëve hebrenj, përfshirë grupet e të drejtave të njeriut.

Qeveria refuzoi madje, një roman që bënte fjalë për një histori dashurie hebrejo-arabe. Ndërsa Izraeli bëhet edhe më i pasur, varfërimi i palestinezëve bëhet më shqetësues.

Gjendja e vështirë bëhet edhe më akute ndërsa numri i palestinezëve midis lumit Jordan dhe Mesdheut përafrohet me atë të hebrenjve. Izraeli nuk mund të mbahet edhe më shumë me “tokën e Izraelit”, të ruajë identitetin dominues hebre dhe të mbetet një demokraci e mirëfilltë. Për të shpëtuar Demokracinë dhe për të parandaluar rënien në racizëm apo madje Apartejd, Izraeli duhet t’i dorëzojë tokat e pushtuara.

Në këtë mënyrë, nëse Abaz i Autoritetit Palestinez është i dobët, atëherë Izraeli duhet të ndërtojë mbi këtë fakt, e jo ta minojë atë. Pa pasur progres në drejtim të shtetit, Autoriteti Palestinez nuk mund të ruajë bashkëpunimin në drejtim të sigurisë me Izraelin përgjithmonë; as mund të rifitojë besueshmërinë e tij. Izraeli duhet të lejojë palestinezët të lëvizin më lirshëm dhe të largojë të gjitha pengesat për furnizmin e tyre (një treg më i lirë do ta bënte Izraelin edhe më të pasur). Ai duhet të lejojë Autoritetin Palestinez të zgjerohet përtej vijave të ngjyrosura. Izraeli vullnetarisht duhet të ndalojë gjithë vendbanimet, të paktën përtej kufijve të vet të sigurisë.

Izraeli është tepër i fortë që një shtet palestinez të kërcënojë ekzistencën e tij. Në fakt, një shtet i tillë do të ishte vital për të ardhmen. Vetëm kur të lindë Palestina, Izraeli do të përmbushë fitoren e vitit 1967.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Euroleague: dhe Fenerbahçe në finale, merr hak ndaj Realit të Madridit

Euroleague: dhe Fenerbahçe në finale, merr hak ndaj Realit të Madridit

Në Itali bëhet i detyrueshëm vaksinimi për fëmijët për disa sëmundje

Në Itali bëhet i detyrueshëm vaksinimi për fëmijët për disa sëmundje

5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni