Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Trashëgimi kulturore: Siria, vendi që i dha botës melodinë e parë

by te Sheshi
08/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Trashëgimi kulturore: Siria, vendi që i dha botës melodinë e parë

Traditat muzikore të Sirisë tregojnë për histori dhe kultura që kanë tejkaluar politikën dhe luftën aktuale. Siria është vendi që i dha botës këngën e parë.

Në Siri, muzika ka depërtuar shumë më thellë në konstruktin e vendit dhe popullit sesa në çdo vend tjetër të botës.

Shumë përpara formimit të shtetit modern në vitin 1946, Siria kishte zhvilluar tradita të pasura muzikore për mijëra vjet. Besimet e ndryshme fetare, sektet dhe përbërja e pasur etnike që popullonte dhe mbijetoi përgjatë mijëvjeçarëve në këtë vend –muslimanë, të krishterë, hebrenj, arabë, asirianë, armenë dhe kurdë për të përmendur disa – kontribuan në këtë trashëgimi eklektike muzikore.

Këngët e Sirisë së lashtë

Në vitet 1950, arkeologët gjetën 29 tabela balte 3,400-vjeçare në një ndarje të vogël, -si një bibliotekë – në qytetin-port antik Ugarit në bregdetin sirian të Mesdheut. Ato pothuajse ishin të thyera në fragmente të vogla, përveç njërës, që u njoh si H6, e që kishte mbetur e ruajtur në copa më të mëdha. Gdhendur në të ishin vargje, dhe poshtë tyre ajo që kërkuesit besojnë se është shembulli më i hershëm i notave muzikore në të gjithë botën.

Këto copëza balte janë fillimi i një trashëgimie të pakrahasueshme muzikore.

Akademikët shpenzuan vite për të mbledhur së bashku tabelat, duke u përpjekur të gjejnë se çfarë ishte shkruar mbi to, çfarë domethënie kishin dhe sesi mund të tingëllonin notat muzikore nëse luheshin sërish. Teksti është në shkrimin kuneiform babilonas, një sistem shkronjash që u përhap në të gjithë rajonin disa mijëvjeçarë më parë.

“Problemi me tabelat është se, ne mund të lexojmë tekstin, për shkak se është shkruar në sistemin babilonas, por ne nuk kemi asnjë ide se ç’do të thotë”, thotë Richard Dumbrill, profesor i Arkeo-Muzikologjisë në universitetin Babilon në Iraq, i cili ka punuar me tabelat Ugarit për më shumë se dy dekada.

Vështirësia në përkthim vjen për shkak se teksti është shkruar në një gjuhë të njohur si Hurrian nga Kaukazi verilindor, me gjasa në Armeninë e sotme, por që përfundoi në tokat pjellore të Sirisë.

“Këta njerëz migruan drejt veriperëndimit të Sirisë – për pothuajse disa mijëra vjet – dhe vendosën të përdorin shenjat babilonase për të shkruar tekstet dhe muzikën e tyre”, thotë profesori. Megjithatë, ai mundi të dallojë që dy rreshtat e fundit ishin melodi.

Kështu, çfarë na thotë kompozicioni më i hershëm muzikor për njerëzit që jetonin në atë kohë?. Nga përkthimet e Dumbrill, ai beson se ata kishin kataloguar këngë për raste të të gjitha llojeve dhe gjendjeve shpirtërore, jo vetëm himne për aktivitete fetare.

Kënga flet për një vajzë të re që nuk mund të ketë fëmijë dhe ajo mendon se kjo ndodh për shkak se në ndonjëfarë mënyre, ajo është sjellë keq. Nga sa mund të kuptohet nga teksti, që është thuajse i limituar, vajza lutet natën tek perëndesha Nigal, që ishte perëndesha e Hënës, të cilës i çon një tas të vogël me fara ose vaj susami. Kaq dihet për tekstin.

Punishte antike muzikore

Por, Siria nuk prodhoi vetëm melodinë më të hershme. Përgjatë kohëve, u formësua një spektër i pasur me instrumente muzikore me të cilat luheshin meloditë, si lira, një instrument me hark e tel dhe fyejt të cilat u shndërruan në oudin modern arab, instrumentin që prodhon tingujt më evokativë në rajon.

Në Mari, qytet-shtet i fillimit të epokës së Bronxit në brigjet e lumit Eufrat në lindje të Sirisë së sotme, kërkuesit në shekullin e njëzetë zbuluan një numër të dhënash që detajuan biznesin e prodhimit të instrumenteve në atë kohë.

Në një pallat në Mari u zbuluan shumë tabela që ishin kryesisht letra dhe fatura të materialeve nga artizanët të cilët kërkonin lëkurë, dru, ar e argjend për prodhimin e instrumenteve. Për këtë arsye, kërkuesit kanë një ide pothuajse të qartë se si bëheshin instrumentet rreth 4 mijë vjet më parë. “Ata, që në atë kohë, kishin ndikime nga instrumente që nuk ishin siriane”, thotë profesori, duke cituar “parahshitum” iraniane si një shembull, një lloj lire që u bë shumë popullore midis vajzave të haremit në Mari.

Prodhimi i instrumenteve muzikore vijoi të lulëzojë në Siri përgjatë shekujve dhe shumë prej tyre ruhen në koleksione që janë të vizitueshme sot.

Në pallatin Debbané në qytetin libanez Saida, për shembull, një koleksion i instrumenteve të periudhës osmane, që daton prej shekullit të 19-të, u jep vizitorëve një përshtypje të traditave që ishin të pranishme  në Liban dhe në Siri përpara formimit të shteteve moderne. Instrumentet nga Siria përfshijnë udët dhe buzukët, lahutë e vogël me një krah të gjatë e të hollë.

“Njerëzit pyesin përse ka kaq shumë instrumente muzikore”, thotë një guidë turistike e pallatit. Ai shpjegon se në atë kohë në Siri, muzika ishte e pranishme për çdo rast.

Vitin e kaluar, autoritetet siriane ndërmorrën një përpjekje për ta shndërruar Halepin, qytetin e  dytë më të madh të Sirisë, në pjesë të rrjetit të qyteteve kreative të UNESCO-s, si “Qyteti i Muzikës” për të shënuar trashëgiminë e tij. Gjatë shekullit të 17-të, Halepi ishte i njohur për “muwashshah” e tij, një formë muzikore e kombinuar me vargje nga poezia andaluziane, poezia klasike arabe dhe më pas, edhe arabishtja e folur siriane apo egjiptiane. Kjo formë muzikore lulëzoi në qytet, e përqafuar si nga muslimanët ashtu edhe nga të krishterët.

Muzikantë të rinj në Siri e Liban dëshirojnë të ruajnë muzikën e lashtë siriane për shkak se thonë se bëhet fjalë për identitetin e tyre. Ata e shohin muzikën si një mënyrë për të luftuar padrejtësitë me të cilat përballen çdo ditë njerëzit.

Trashëgimia muzikore siriane vjen prej një rruge të gjatë që nga melodia e gjetur në tabelat e baltës në Ugarit. Sot, grupe si Assa’aleek po rishpikin përcaktimin e muzikës siriane, duke e sjellë për veshin e audiencave të reja.

Ka nga ata që, edhe pse të dërrmuar nga konflikti i ashpër në vendin e tyre, ruajnë krenarinë për traditën. “Kur dikush më pyet se çfarë është Siria, gjithçka më duhet të them është: muzikë, art”, thotë një qytetar i Halepit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Shtatë pjesët e trupit që dëmtohen nga pirja e duhanit

Shtatë pjesët e trupit që dëmtohen nga pirja e duhanit

Në Kosovë rritet numri i aktakuzave ndaj profileve të larta, por s’është dënuar askush

Në Kosovë rritet numri i aktakuzave ndaj profileve të larta, por s’është dënuar askush

Sinjali i administratës Trump në zgjatjen e mandatit për Donald Lu-në dhe mesazhi i fortë në Portokalli (Video)

Sinjali i administratës Trump në zgjatjen e mandatit për Donald Lu-në dhe mesazhi i fortë në Portokalli (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni